Bota

Këngëtari italian futet në listën e zezë nga Ukraina, shkak miqësia me Putinin

11 Mars 2019, 17:21 Nga DOSJA
Këngëtari italian futet në listën e zezë nga Ukraina,

Këngëtari i njohur italian Albano Carrisi, i cili tashmë ka marrë edhe nënshtetësinë shqiptare, është shpallur “non grata” në Ukrainë. Lajmi është bërë i ditur nga mediet italiane, të cilat raportojnë se ai është futur në listën e zezë, si një nga personat e padeshiruar në këtë vend.

Mësohet se shkak për këtë, është bërë miqësia e lindur mes Carrisit dhe presidentit rus Aleksandër Putin, gjë të cilën e ka deklaruar në media vetë artisti.

Këngëtari është takuar 3 herë me Putinin, ku takimi i fundit i tyre, ishte në vitin 2018 gjatë ceremonisë së 100 vjetorit të KGB-së. Por, siç duket tashmë kjo gjë do ti kushtojë jo pak Carrisit dhe familjes së tij, pasi shpesh herë organizojnë koncerte në Ukrahinë.

Këngëtari  nuk e ka fshehur admirimin e tij për Putinin, të cilin e takoi në Moskë në vitin 1986, kur presidenti rus ishte kreu i KGB-së.

(a.m/dosja.al)

 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota albano carrisi shpallet non grada ukraine albano carrisi shpallet non grada ukraine

Sondazh

Poll