Politike

Nga skena artistike në atë politike/ Rrëfehet Maestro: Jam krenar që jam pjesë e listave të hapura të PD-së

Maestro tregon se në Partinë Demokratike e ka propozuar dega e PD së Gramshit. Ai thotë se nuk është një person që ka ambicie për tu bërë politikan, por shton se ndjehet i detyruar që të japë kontributin e tij në një forcë politike që është PD.

13 Mars 2025, 21:59 Nga B.Z
Nga skena artistike në atë politike/ Rrëfehet Maestro: Jam krenar
Armaldo Kllogjeri

TIRANË - Tenori Armanlo Kllogjeri, ose siç e njohin ndryshe, Maestro ka folur mbrëmjen e sotme mbi kandidimin e tij si deputet në listën e hapur të PD-së, për qarkun e Elbasanit.

Në një prononcim për emisionin "Top Story" Maestro e ka cilësuar situatën e tij si 'të çuditshme' ndërsa tregon se në Partinë Demokratike e ka propozuar dega e PD së Gramshit.

Ai thotë se nuk është një person që ka ambicie për tu bërë politikan, por shton se ndjehet i detyruar që të japë kontributin e tij në një forcë politike që është PD.

Maestro: Është pak e çuditshme situata ime që jam pjesë e politikës. Nuk jam person që kam ambicie për t’u bërë politikan. Kam qenë aktiv në vitet ’91, kur lindi PD, por s’kam qenë i zjarrtë me flamurin në dorë. Gjithsesi dua të them që në këtë ditë që jetojmë e kam parë të arsyeshme që Shqipëria po ecën në drejtim të paditur. Kam pasur momente që kam menduar të jetoj jashtë, por kam vendosur të jetoj në Shqipëri. Ndihem i detyruar që të jap kontributin tim në një forcë politike që është PD.

Pyetje: Kush të propozoi në PD?

Maestro: “Mua më ka propozuar dega e PD, e Gramshit. Kryesia e PD e miratoi që unë të isha pjesë e listave. Jam krenar që jam pjesë e listave të hapura”

armaldo kllogjeri pd zgjedhje 11 maj

Sondazh

Poll