Politike

"Berisha duhet të bënte një hap pas!" Rudina Hajdari: Nuk doja të isha në listat e PD-së! Për të fituar duhet të zgjedhë një ekip të ri

Hajdari thotë se nuk ka kërkuar të jetë pjesë e listave të PD-së sepse e ka shprehur qartë, sipas saj, se për të fituar, Partia Demokratike duhet të zgjedhë një ekip të ri, të pakonsumuar dhe të papërlyer për korrupsion, që të krijojë një kontrast të fortë me qeverinë e Edi Ramës.

13 Mars 2025, 19:43 Nga M.B
"Berisha duhet të bënte një hap pas!" Rudina Hajdari:
Rudina Hajdari

TIRANA- Rudina Hajdari ka reaguar pas publikimit të listave të kandidatëve për deputetë ditën e djeshme nga partitë politike. Hajdari thotë se nuk ka kërkuar të jetë pjesë e listave të PD-së sepse e ka shprehur qartë, sipas saj, se për të fituar, Partia Demokratike duhet të zgjedhë një ekip të ri, të pakonsumuar dhe të papërlyer për korrupsion, që të krijojë një kontrast të fortë me qeverinë e Edi Ramës.

Ajo shton se ka theksuar se kryetari aktual duhet të bënte një hap pas për t’i hapur rrugë një kandidature tjetër për kryeministër. Hajdari thotë se megjithatë i uron fitore kolegëve dhe shpreson të arrijnë rezultatin më të mirë të mundshëm.

POSTIMI:

Doja thjesht t’u përgjigjesha demokratëve që më kanë shkruar për të pyetur pse emri im nuk figuron në listat e PD-së. Nuk kam kërkuar të jem pjesë e tyre këtë herë, sepse e kam shprehur qartë në mbledhjen e fundit të Këshillit Kombëtar, ku mora pjesë, se për të fituar, PD-ja duhet të zgjedhë një ekip të ri, të pakonsumuar dhe të papërlyer për korrupsion, që të krijojë një kontrast të fortë me qeverinë e Edi Ramës.

Gjithashtu në atë mbledhje kam theksuar se kryetari aktual duhet të bënte një hap pas për t’i hapur rrugë një kandidature tjetër për kryeministër. Meqenëse kjo nuk u mor parasysh, vendosa të mos kërkoj të jem pjesë e kësaj liste. Gjithsesi, u uroj fitore kolegëve dhe shpresoj që të arrijnë rezultatin më të mirë të mundshëm. Unë do të vazhdoj të jap kontributin tim dhe të mbështes Partinë Demokratike dhe demokratët, pavarësisht se nuk bie dakord me disa vendime.

rudina hajdari

Sondazh

Poll