Politike

Rëndësia e porteve/ Berisha: Shqipëria do bëhet epiqendër kryesore e transportit detar në rajon

Berisha deklaroi se Shqipëria do bëhet epiqendër kryesore e transportit detar në rajon. Ai shtoi se PD do vazhdojë të kundërshtojë projektin e Dubai City-t, teksa e ka cilësuar këtë të fundit si një monument korrupsioni i përmasave të jashtëzakonshme.

13 Mars 2025, 19:47 Nga B.Z
Rëndësia e porteve/ Berisha: Shqipëria do bëhet
Sali Berisha

TIRANË - Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë prezantimit të programit të qeverisjes së PD, u shpreh se nëse PD vjen në pushtet një rëndëi e veçantë sipas tij do ti kushtohet porteve.

Berisha deklaroi se Shqipëria do bëhet epiqendër kryesore e transportit detar në rajon. Ai shtoi se PD do vazhdojë të kundërshtojë projektin e Dubai City-t, teksa e ka cilësuar këtë të fundit si një monument korrupsioni i përmasave të jashtëzakonshme.

Pjesë nga fjala e Berishës

Shqipëria ka një pozicion gjeografik që konkurron të gjitha portet e rajonit.
U bë një betejë e madhe kundër Rrugës së Kombit vetëm e vetëm për transformimin gjeostrategjik që ajo sillte në raport me transportin detar dhe rrugor.
Sepse ajo rrugë bënte më të përshtatshëm portet shqiptare dhe kështu janë.
Vlora është territori i ujërave të thella por porte mund të ndërtohen aty ku vendos fuqia, teknologjitë e lejojnë këtë, është e njohur kjo.
Natyrisht ne i jemi kundërvu dhe i kundërvihemi Dubai City-t të Edi Ramës dhe arabit të tij, Al Alabar. Ai është një monument korrupsioni i përmasave të jashtëzakonshme.
Monument me të cilin Edi Rama dëshmon se po realizon ëndrrën e të bërit një miliarder.
Ndaj dhe duke hedhur poshtë idenë e ndërtimit në Durrës të një Dubai City, ne qëndrojmë për rëndësinë jetike të porteve.
Veçanërisht ndërtimi i hekurudhës Tiranë-Prishtinë apo Durrës-Prishtinë e bën Durrësin, mundet edhe Vlorën- në vitin 2007 ne kishim një projekt gjigant për Vlorën me portin më të madh në rajon diku afër Zvërnecit. Ky projekt ra viktimë e flluskës që pësoi Siti i Londrës. Ata punuan shumë për projektin, por atje siç e dini, ndodhi një piramidizim i disa bankave të Sitit.
Por sidoqoftë ne kemi studime dhe do bëjmë studime.
Shqipëria do bëhet epiqendër kryesore e transportit detar në rajon.

sali berisha pd

Sondazh

Poll