Aktualitet

Me 41 mijë euro të fshehura në makinë, arrestohet 38-vjeçari që po udhëtonte drejt Greqisë

13 Janar 2020, 14:49 Nga DOSJA
Me 41 mijë euro të fshehura në makinë, arrestohet

KAJAVIJË– Një 38-vjeçar nga Kuçova është arrestuar nga policia kufitare në Kakavijë, pasi gjatë kontrollit në mjetin e tij, iu gjet një shumë e padeklaruar prej 41 mijë euro.

Sipas njoftimit të policisë, shtetasit me iniciale E.B., gjatë kontrollit në pjesën e brendshme të automjetit iu gjet e fshehur një sasi e konsiderueshme valute euro, të cilën ky shtetas po e kalonte drejt Greqisë, pa e deklaruar tek shërbimet doganore. Nga numërimi i sasisë rezultoi se ishin në total 41.000 euro.

Njoftim/ Kakavijë

Vijon kontrolli i imtësishëm i mjeteve dhe qytetarëve, me qëllim parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë.

Sekuestrohen nga Policia Kufitare 41.000 euro.

Procedohet penalisht poseduesi, i cili nuk i deklaroi në kufi.

Në vijim të kontrolleve të imtësishme, me qëllim parandalimin e krimeve ndërkufitare, shërbimet e Policisë Kufitare në P. K. K., në dalje të RSH-së, përzgjodhën për kontroll në vijën e dytë automjetin që drejtohej nga shtetasi E. B., 38 vjeç, banues në Kuçovë, i cili udhëtonte drejt Greqisë.

Gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet e Policisë Kufitare, në bashkëpunim me shërbimet doganore, në pjesën e brendshme të automjetit u gjend e fshehur një sasi e konsiderueshme valute euro, të cilën ky shtetas po e kalonte drejt Greqisë, pa e deklaruar tek shërbimet doganore. Nga numërimi i sasisë rezultoi se ishin në total 41000 euro.

Policia Kufitare e Kakavijës ka njoftuar specialistët për hetimin e krimit ekonomik e financiar në DVP Gjirokastër, të cilët në përfundim të veprimeve të para hetimore kanë filluar procedimin penal ndaj 38-vjeçarit. Materialet do t’i përcillen Prokurorisë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë”.

(a.m;E.K/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet nje person euro ne makine kakavije arrestohet nje person euro ne makine kakavije

Sondazh

Poll

Aktualitet 13 Janar 2020, 12:13

ITALI- Shkatërrohet grupi i trafikut të drogës, që sillte kokainë nga Brazili në Itali.  Guardia di Finanza së bashku me Agjencinë Doganore, gjatë operacionit “...