“Fshini imazhet tona se s’ju lë barku e rakia”/ Alpinisti i ‘bllokuar’ nxjerr blof Policinë e Shtetit: S’na shpët
TIRANË- Historia e shkurtër që do t’ju tregojmë ditën e sotme, na detyron të shkojmë përtej detyrës tonë për të raportuar, por provon më së miri edhe ato që njihen ndryshe si “barcaleta me policë”. Fabula është e thjeshtë. Policia e Shtetit, njoftoi mbrëmë shpëtimin e 4 alpinistëve të bllokuar në Malin e Gramozit, për shkak të motit të keq. Njoftimi zyrtar specifikonte se policët kishin kërkuar për orë të tëra, dhe në merak e sipër, në lartësinë prej 2523 metrash, kishin mundur të gjenin 4 alpinistët. Siç e do edhe adeti në kësi rastesh, policët bënë një foto me të shpëtuarit, njësoj si “Darka e Fundit”.
Dosja.al është gjithnjë në mbështetje të historive njerëzore dhe humanitetit që uniformat blu ndajnë me komunitetin, e në këtë rast u përballëm me një suprizë. Teksa ndiqnim reagimet e qytetarëve për rastin e alpinistëve, u shtangëm nga zbulimi! Vetë njëri nga alpinistët e “bllokuar” ka çmontuar versionin e Policisë së Shtetit, duke na lënë edhe më të paqartë…
Ervin Xhakolli shkruan se fotoja është shkrepur në mënyrë shoqërore, pasi policët donin të kishin një kujtim me ta, meqënëse kishin bërë një ekspeditë në kushte ekstreme atmosferike. Por po ju lemë me dy versionet që të mund t’i bluani vetë.
Versioni i policisë së Shtetit:
Kolonjë Policia në bashkëpunim me banorët e zonës, u vjen në ndihmë 4 alpinistëve. Në Sallën Operative të Komisariatit të Policisë Kolonjë, është marrë një telefonatë sipas të cilës 4 alpinistë që kishin lënë mjetin e tyre tip “Ford”, në fshatin Starje dhe ishin nisur për të ngjitur malin e Gramozit, mund të kishin mbetur të bllokuar në rrugë për shkak të kushteve të vështira atmosferike. Menjëherë pas marrjes së këtij njoftimi, në drejtim të zonës, u nisën shërbime të Komisariatit të Policisë Kolonjë dhe Stacionit të Policisë Kufitare Shtikë, të Emergjencave Civile, të ndihmuar edhe nga banorë të zonës. Pas disa orë kërkimesh, u bë i mundur lokalizimi dhe gjetja në gjendje të mirë shëndetësore e 4 alpinistëve, të cilët ishin ngjitur në majën e quajtur “Çuka e Peçit” në lartësinë 2523 m, të malit të Gramozit dhe më pas për shkak të kushteve të vështira atmosferike, kishin hasur vështirësi gjatë kthimit. Alpinistët (njëra prej tyre vajzë) kanë falenderuar shërbimet e Policisë dhe banorët, që iu erdhën në ndihmë dhe iu shpëtuan jetën. Policia më pas ka bërë shoqërimin e tyre, deri në vendin ku u akomoduan në qytetin e Ersekës.
E vërteta e Ervin Xhakollit, alpinist:
Me vjen keq qe keni publikur kete lajm te rrem pasi ne nuk kemi humber dhe nuk na keni shpetuar nga asgje.policet na kerkuan te benim nje foto ne menyr shoqerore pasi ne berem ekspedit dimeror ne malin e Gramozit ne kushte exstreme. Dhe ju siguroj policet tuaj nuk e kan ate nivel sa te arrin dhe te shpetojn njerez ne ato kushte si le barku dhe rakia qe pin lokaleve me vjen keq qe flas keshtu por keni genjyr ne menyr te turpeshme. Ju lutem pergenjeshtroheni kete lajme pasi keni perdorur imazhet tona dhe keni shqetesur gjith familjaret tone.
Dosja.al, kërkoi një reagim zyrtar edhe nga Zyra e Shtypit në Policinë e Shtetit, por deri tani nuk kemi mundur të marrim një përgjigjie. Rasti është në dukje si një gabim foshnjërak, por lë shijen e hidhur të pyetjes: Pse në mënyrë kaq të ulët duhet të na mashtrojë policia? Nëse policia mashtron patologjikisht për një histori si kjo, atëherë kush na jep besim për versionet e ngjarjeve të rënda, që trondisin çdo dy ditë Shqipërinë?
(F.g/dosja.al)
Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:
Sondazh
2 vjet pas vrasjes, mbërrin në Gjykatë vrasja e studentes nga Rodosi. Shqiptari mohon akuzat, jashtë protestohet për 21-vje
GREQI– Ditën e sotme, Gjykata e Athinës po zhvillon seancën e parë për Aleksandër Lucan dhe Manolis Koukouras, të akuzuar për vrasjen e studentes 21-vjeç...
Falsifikimi i dokumenteve, Gjykata pushon çështjen për Bashën dhe dy zyrtarët e PD. Ristani: Vendim i drejtë. Halimi: U rr
TIRANË- Gjykata e Tiranës ka marrë sot vendimin për çështjen kundër Lulzim Bashës dhe dy zyrtarë të tjerë, Arben Ristani dhe Ilir Dervishin. Të tre ...
‘Këta nxorrën gruan që e vranë në Mallakastër, janë heronj’/ Ardi Veliu lëvdon polumbarët e RENEA-s para kryeminist
TIRANË– Kreu i qeverisë shqiptare Edi Rama ka parë nga afër polumbarët e Forcave Speciale RENEA teksa ushtroheshin në pishinën e ndërtuar në godinën e tyre...
Flamur Vezaj akuza DSIK-së: Fshehu dokumentet për gjyqtarin e Arian Hajdari, në vitin 2006 ka qenë i përfshirë në afera k
TIRANË– Gazetari Flamur Vezaj ka publikuar sot disa dokumente dhe ka hedhur akuza kundër Drejtoriasë së Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar (DSIK) në...
PAMJET/ Të shtëna me armë zjarri dhe granata nga RENEA, ‘i rrezikshmi’ bie në tokë. Si inskenuan aksionin forcat specia
TIRANË– Forcat Speciale RENEA kanë demonstruar shembullin e një aksioni për neutralizimin e një personi të rrezikshëm. Aksioni është zhvilluar në ambientet...
Digjet kablli elektrik në shkollën 9-vjeçare në Laç, nxënësit nxirren me urgjencë jashtë (VD)
Laç- Mëngjesin e sotëm një kabëll elektrik është djegur në shkollën 9-vjeçare numër 3 në qytetin e Laçit.Ngjarja ka shkaktuar panik te nxën...
107-vjetori i Policisë, Rama citon Ismail Qemalin: Të qërohen të tillë oficerë dhe të kalojë puna e policisë në duar t
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka qenë sot i pranishëm në ceremoninë e 107-vjetorit të Policisë së Shtetit, ku ka dhënë disa mesazhe për uniformat blu. Në f...
U arrestua në Rinas me Harun Çelik, gjykata pranon gjykimin e shkurtuar për gylenistin, Simsek ‘kyç’ gojën
TIRANE- Gjykata e Tiranës ka pranuar kërkesën për gjykim të shkurtuar për shtetasin turk Selami Simsek, i cili u kap në Rinas së bashku me Harun Çelik. ...
Dëbora zbardh vendin, ARRSH: Rrugët kalohen pa zinxhirë, po punohet aty ku ka prezencë akulli
TIRANË- Autoriteti Rrugor Shqiptar ka publikuar sot të dhënat për gjendjen e rrugëve në vend pas reshjeve të dëborës që kanë mbuluar disa qytete. Në një nj...