Aktualitet

2 vjet pas vrasjes, mbërrin në Gjykatë vrasja e studentes nga Rodosi. Shqiptari mohon akuzat, jashtë protestohet për 21-vje

13 Janar 2020, 12:04 Nga DOSJA
2 vjet pas vrasjes, mbërrin në Gjykatë vrasja e studentes nga

GREQI– Ditën e sotme, Gjykata e Athinës po zhvillon seancën e parë për Aleksandër Lucan dhe Manolis Koukouras, të akuzuar për vrasjen e studentes 21-vjeçare më 27 nëntor të vitit 2018.

Gjyqi ka filluar që prej orës 10:00 me orën lokale, ndërsa të pranishëm në seancë kanë qënë edhe prindërit e të ndjerës, Eleni Topaloudi. Të dy nuk janë përmbajtur dot duke shprehur gjithë brengën e tyre ndaj të rinjëve të pandehur. Pas kërcënimeve se do t’i vrisnin, të dy i kërkuan trupës gjykuese që të mos tregonin mëshirë për ta dhe t’u jepnin dënimin maksimal.

Pas largimit të prindërve, seanca ka vijuar normalisht. Avokati i të riut grek ka pranuar akuzën e fshehjes së krimit, ndërsa shqiptari Luca i mohoi të gjitha para gjykatës.

Gjyqi në Gjykatën e Qarkut të Përbashkët të Athinës po zhvillohet nën masa të rritura sigurie, kjo pasi jashtë Organizata për të drejtat e grave po organizon një protestë me pankarta.

Por si ndodhi krimi që i mori jetën Elenit?

Eleni ishte e dashura e Aleksandër Lucës, por ky i fundit, sipas mediave greke i kërkoi që të kryente marrëdhënie edhe me shokun e tij. Kur hasën në rezistencën e studentes, të dy djemtë e përdhunuan. Pasi kryen aktin, vajza i kërcënoi se do t’i denonconte në Polici dhe për ta ndaluar ata e qëlluan me shufër hekuri në kokë duke i shkaktuar hemoragji cerebrale. Më pas ata e lidhën dhe e hodhën në det nga një shkëmb 10 metra i lartë. Nga goditjet, studentes greke i ishte këputur edhe veshi i majtë. Policia greke sqaroi se sipas ekspertizës vajza kishte qenë e gjallë kur u hodh në det.

Por jeta e shthurur e shqiptarit nuk nis vetëm me akuzat për 21-vjeçaren. Ai është akuzuar se ka përdhunuar tre vajza të tjera, njëra prej të cilave me aftësi të kufizuara. Pas akuzave të njëpasnjëshme, lajmi vajti edhe në burgun ku mbahej i mbyllur shqiptari, i cili u dhunua nga të burgosurit e tjerë deri sa humbi ndjenjat.

(k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet aleksander luca eleni topaloudi gjykata e athines manolis koukouras vrasja e studentes greke vrasja ne rodos aleksander luca eleni topaloudi gjykata e athines manolis koukouras vrasja e studentes greke vrasja ne rodos

Sondazh

Poll