Aktualitet

13 Janar 2020, 12:13 Nga DOSJA

ITALI- Shkatërrohet grupi i trafikut të drogës, që sillte kokainë nga Brazili në Itali.  Guardia di Finanza së bashku me Agjencinë Doganore, gjatë operacionit “Simba 2020”, kanë zbuluar 333 kilogramë kokainë të fshehur nën disa pllaka graniti.

Droga mbërriti në port e fshehur midis pllakave, dhe u pikas nga autoritetet e portit. Menjëherë ata dërguan sinjalin tek GdF, e cila ndoqi gjithë ngarkesën e drogës deri në destinacion për të zbuluar edhe ‘pritësit’ e saj. 

Në pranga kanë rënë katër persona, mes tyre edhe një shqiptar, identiteti i të cilëve nuk është bërë i ditur por vetëm inicialet e tyre. Gjatë operacionit është arrestuar: J.M.J me kombësi kroate, B. A. me kombësi shqiptare, P.B.L me kombësi braziliane dhe C.G., nga Italia.

Mësohet se shqiptari me iniciale B.A., është nga Berati dhe pa precedentë penalë ne Itali. 43-vjeçari nuk ka pasur leje qëndrimi pasi në momentin e arrestimit ka qënë i pajisur me dokumenta shqiptare.

Deri më tani është mësuar se droga vinte nga Italia por nuk dihet ende destinacioni i saj. Mësohet se nëse lënda narkotike do të përfundonte në treg do të kapte vlerën e rreth 100 milion eurove. 

(k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet shqiptari ne itali droga nga brazili ne itali itali arrestohet shqiptari ne itali droga nga brazili ne itali itali

Sondazh

Poll