Aktualitet

Lobimi me Biniatta Trade në SHBA/ Lulzim Basha s’shkon në gjykatë, përfaqësohet nga avokatët

13 Janar 2020, 12:51 Nga DOSJA
Lobimi me Biniatta Trade në SHBA/ Lulzim Basha s’shkon në

TIRANE- Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha nuk do të shkojë sot në Gjykatë, ku do të zhvillohet seanca e parë për akuzën e falsifikimit të formularëve, për kontratën e lobimit me “Biniatta Trade”. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se Basha do të përfaqësohet sot në gjykatë nga avokatët, Ivi Kaso dhe Eduart Halimi.

Sot në orën 16:00 zhvillohet seanca paraprake në ngarkim të kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha dhe dy zyrtarët, Arben Ristani dhe Ilir Dervishi. Basha, Ristani e Dervishi janë marrë të pandehur me akuzën e falsifikimit të formularëve.

 

Hetimet për lobimin e bërë nga PD nisën pas ardhjes së dy letërporosive nga SHBA dhe Skocia, ku PD pretendohet se ka paguar 525 mijë dollarë tek kompania Stotington Strategies, ndërsa kompania Biniatta Trade 150 mijë dollar. Më 14 nëntor të 2017, “Stonington Strategies” raportoi në Departamentin e Drejtësisë pagesat e bëra nga PD, të cilat nuk janë deklaruar në raportin financiar që është depozituar në KQZ në zgjedhjet e vitit 2017.

Partia Socialiste, ndërkohë e ka akuzuar PD dhe kryetarin Lulzim Basha se janë të lidhur me rusët, pasi, kompania Biniatta Trade, është pjesë e një zinxhiri kompanish që janë të regjistruara në Belizë, një vend i njohur si parajsë fiskale. Gjithashtu, kjo kompani ka si pronarë dy shtetas rusë, Evgeny Sheremetyev dhe Kostantin Ferulev, që sipas hulumtimit të “Mother Jones” zotërojnë 75 për qind të aksioneve të “Biniatta Trade”.

(F.g/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet eduart halimi gjyqi i lobimit per bashen ivi kaso lulzim basha eduart halimi gjyqi i lobimit per bashen ivi kaso lulzim basha

Sondazh

Poll

Aktualitet 13 Janar 2020, 12:13

ITALI- Shkatërrohet grupi i trafikut të drogës, që sillte kokainë nga Brazili në Itali.  Guardia di Finanza së bashku me Agjencinë Doganore, gjatë operacionit “...