Aktualitet

Rriten dyfish përpunimet e mallrave në Portin e Durrësit, drejt Kosovës gjatë vitit 2019

13 Janar 2020, 14:28 Nga DOSJA
Rriten dyfish përpunimet e mallrave në Portin e Durrësit, drejt

DURRËS– Përgjatë vitit 2019 i gjithë përpunimi i mallrave tranzit me destinacion Kosovën, është rritur me 110,6 % krahasuar me një vit më parë.Lajmi bëhet i ditur nga  të dhënat statistikore të Autoritetit Portual Durrës.

Ndërkohë në vitin 2019 në kalatat e portit më të madh të vendit, janë përpunuar 31 anije me afro 106 mijë ton mallra, të cilat janë nisur më pas drejt Kosovës. Përgjatë punës së dy viteve më parë, në 2018 në portin e Durrësit janë përpunuar vetëm 14 anije me 50 mijë ton mallra import-eksporti tranzit për Kosovën.

Sipas statistikave portuale, është mësuar se nga qyteti bregdertar i Durrësit drejt Kosovës janë transportuar mallra të ndryshme tranzit, kryesisht materiale ndërtimi, si llamarinë (36,803 ton), hekur (32,162 ton), xhama (13,380 ton), etj.

 

Përpos këtyre produkteve, në portin e Durrësit janë përpunuar gjithashtu edhe mallra të tjerë si grurë, çimento, melaminë apo plehra kimikë, drejtuar Kosovës.

A.C.E.K/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet 2019 dyfishohen mallrat porti i durresit 2019 dyfishohen mallrat porti i durresit

Sondazh

Poll

Aktualitet 13 Janar 2020, 12:13

ITALI- Shkatërrohet grupi i trafikut të drogës, që sillte kokainë nga Brazili në Itali.  Guardia di Finanza së bashku me Agjencinë Doganore, gjatë operacionit “...