Aktualitet

I vendosën gjobë 21 mijë € një qytetari, Policia arreston dy persona: Kishin nga dy emra, i kapëm në momentin që do mer

13 Janar 2020, 13:22 Nga DOSJA
I vendosën gjobë 21 mijë € një qytetari, Policia

TIRANË- Policia e Tiranës ka arrestuar dy persona të cilët i kishin vendosur një gjobë një shtetasi dhe kishin lënë takim me të për të tërhequr shumën e parave. Në një njoftim për mediat, Policia bën me dije se shtetasit N. F. 37 vjeç, E. L. 43 vjeç, në bashkëpunim me njëri tjetrin, i kishin vënë gjobë një shtetasi dhe kishin lënë vendtakimi për të marrë paratë. “Në momentin e ndalimit të mjetit nga Policia, mjet i pajisur me fenelina dhe sirenë policie, këta shtetas u kanë dhënë gjeneralitete të tjera shërbimeve të Policisë, por pasi janë shoqëruar në ambientet e Policisë dhe pas verifikimeve të kryera rezultoi se të dy këta shtetas ishin të shpallur në kërkim”, thuhet më tej në njoftim.

NJOFTIMI I PLOTË

Finalizohet operacioni policor “TAKIMI”. Operacioni nga Komisariati i Policisë Nr. 2, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale të Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë. I vendosën gjobë 21 mijë euro një shtetasi dhe lanë vendtakim për të marrë paratë, por prangosen nga Policia. Vihet në pranga një 43-vjeçar, me masë sigurie “Arrest shtëpie”, person i dyshuar për veprimtari  kriminale në Itali si dhe një 37-vjeçar, person i shpallur në kërkim disa ditë më parë nga Komisariati i Policisë Nr. 2. Sekuestrohen në cilësinë e provës materiale një automjet i pajisur me fenelina e sirenë policie, 2 karta italiane të falsifikuara dhe një patentë e falsifikuar, të cilat i përdorte personi në kërkim ndërkombëtar, si dhe një sasi parash. Specialistët për hetimin e krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 2, pas informacioneve të marra se dy shtetas i kishin vënë gjobë për dhënie parash një shtetasi dhe kishin lënë vendtakim për të marrë paratë, kanë organizuar punën dhe në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale në DVP Tiranë, duke përdorur edhe metodat proaktive, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “TAKIMI”.

Si rezultat i operacionit, në afërsi të Fushës së Aviacionit, është bërë i mundur bllokimi i automjetit me të cilin qarkullonin dy shtetasit e dyshuar N. F. alias A. T., 37 vjeç, banues në Durrës, i shpallur në kërkim policor nga Komisariati i Policisë Nr. 2 dhe E. L. alias G. G., 43 vjeç, banues në Tiranë, i kërkuar në Itali, pasi Gjykata e Milanos ka lëshuar urdhër-arresti, për kryerjen e veprave penale “Bashkëpunim kriminal, me qëllim trafik droge”. Ndaj shtetasit G. G., i cili ishte me masë sigurie “Arrest shtëpie” kanë nisur procedurat nga drejtësia shqiptare për njësim vendimi. Këta shtetas, në bashkëpunim me njëri tjetrin, i kishin vënë gjobë një shtetasi dhe kishin lënë vendtakimi për të marrë paratë. Në momentin e ndalimit të mjetit nga Policia, mjet i pajisur me fenelina dhe sirenë policie, këta shtetas u kanë dhënë gjeneralitete të tjera shërbimeve të Policisë, por pasi janë shoqëruar në ambientet e Policisë dhe pas verifikimeve të kryera rezultoi se të dy këta shtetas ishin të shpallur në kërkim.

Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e shtetasit E. L. alias G. G., 43 vjeç, banues në Tiranë, Policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale një patentë të falsifikuar, dy karta italiane të falsifikuara, të cilat i përdorte ky shtetas për t’iu shmangur identifikimit nga Policia, si dhe një sasi parash. Në përfundim të veprimeve u bë arrestimi në flagrancë  i shtetasve:   N. F. alias A. T., 37 vjeç, lindur në Kuçovë dhe banues në Durrës, për veprat penale “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë, në bashkëpunim”, “Përndjekja”, “Kanosja”, “Vetëgjyqësia” dhe “Mbajtja pa të drejtë e uniformës”.  E. L. alias G. G.(V.), 43 vjeç, lindur në Tepelenë dhe banues ne Tiranë, për veprat penale “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë, në bashkëpunim”, “Përndjekja”, “Kanosja”, “Vetëgjyqësia”, “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit” dhe “Falsifikimi i dokumenteve”. Materialet e grumbulluara iu dërguan Prokurorisë se Rrethit Gjyqësor Tiranë, në ngarkim të shtetasve të sipërpërmendur, për veprime të mëtejshme.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohen gjobevenesit operacioni takimi policia tirane arrestohen gjobevenesit operacioni takimi policia tirane

Sondazh

Poll

Aktualitet 13 Janar 2020, 12:13

ITALI- Shkatërrohet grupi i trafikut të drogës, që sillte kokainë nga Brazili në Itali.  Guardia di Finanza së bashku me Agjencinë Doganore, gjatë operacionit “...