Aktualitet

Policia Rrugore shton masat për parandalimin e aksidenteve, arrestohen 37 shoferë, pezullohen 98 leje drejtimi brenda javës (

13 Janar 2020, 14:39 Nga DOSJA
Policia Rrugore shton masat për parandalimin e aksidenteve, arrestohen 37

TIRANË- Policia Rrugore e kryeqytetit, gjatë javës që lamë pas ka vijuar kontrollet parandaluese në të gjitha rrugët urbane dhe interurbane me risk të larte për ngjarjet rrugore, me qellim parandalimin e aksidenteve rrugore, rritjen e parametrave të sigurisë dhe disiplinimin e mënyrës së përdorimit të rrugës, në raport me normat e sjelljes të përcaktuara në Kodin Rrugor. Në funksion të kontrolleve të alternuara parandaluese janë verifikuar: Janë arrestuar 37 drejtues mjetesh dhe motomjetesh, nga të cilët 17 në gjendje të dehur, 18 të papajisur me leje drejtimi, si dhe 2 drejtues mjetesh për “Korrupsion aktiv ndaj personave që kryejnë funksione publike”.

Janë pezulluar 98 leje drejtimi, nga të cilat 26 për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit, 59 për shpejtësi mbi normat e lejuara, si dhe 13 për shkelje të tjera të rregullave të qarkullimit rrugor. Janë proceduar administrativisht 138 drejtues motomjetesh, për mospërdorim të kaskës mbrojtëse. Janë proceduar administrativisht 54 drejtues mjetesh, për shkelje semafori. Janë proceduar administrativisht 352 drejtues mjetesh, për përdorim të aparatit celular gjatë drejtimit të mjeteve. Janë proceduar administrativisht 146 drejtues mjetesh, për mosdhënie përparësie ndaj këmbësorëve. Janë proceduar administrativisht 2934 mjete për pushim dhe qëndrim të gabuar.

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet masat per parandalimin e aksidenteve policia rrugore tirane masat per parandalimin e aksidenteve policia rrugore tirane

Sondazh

Poll

Aktualitet 13 Janar 2020, 12:13

ITALI- Shkatërrohet grupi i trafikut të drogës, që sillte kokainë nga Brazili në Itali.  Guardia di Finanza së bashku me Agjencinë Doganore, gjatë operacionit “...