Aktualitet

Falsifikimi i dokumenteve, Gjykata pushon çështjen për Bashën dhe dy zyrtarët e PD. Ristani: Vendim i drejtë. Halimi: U rr

13 Janar 2020, 11:18 Nga DOSJA
Falsifikimi i dokumenteve, Gjykata pushon çështjen për

TIRANË- Gjykata e Tiranës ka marrë sot vendimin për çështjen kundër Lulzim Bashës dhe dy zyrtarë të tjerë, Arben Ristani dhe Ilir Dervishin. Të tre zyrtarët e PD tashmë nuk do të kenë asnjë akuzë, pasi gjykata ka pushuar çështjen e “falsifikimit të dokumenteve”. 

Gjyqtari i çështjes Lazer Sallaku, i caktuar me short si gjyqtar paraprak, duhet të vendoste për dërgimin e dosjes në gjyq, kthimin e saj për rihetim apo pushimin e saj. Duke dëgjuar për më shumë se 2 orë argumentat dhe faktet nga të dyja palët, Sallaku vendosi për pushimin e çështjes për mungesë provash. 

I pranishëm në seancë nga të pandehurit ka qënë vetëm ish-sekretari i Përgjithshëm, Arben Ristani, ndërsa kryedemokrati Lulzim Basha dhe Ilir Dervishi zgjodhën që të përfaqësoheshin nga avokatët. Duke rikthyer edhe njëherë në skenë Eduart Halimin, i cili dikur ka qënë deputet i PD-së por që dha dorëheqjen nga mandati për t’ju përkushtuar karrierës së tij si jurist. 

Më herët Lulzim Basha ka qenë nën hetim nga Prokuroria e Tiranës për “pastrim parash”, por kjo akuzë ka rënë, pasi Prokuroria çështjen në Gjykatë e dërgoi vetëm me akuzën e “falsikimit të dokumenteve”, për shkak se nuk kishin deklaruar të gjitha shpenzimet e pushatës në formularët e KQZ-së . Në bazë të Kodit Penal, nëse vepra penale e falsifikimit të vulave dhe formularëve do të provohej ata do dënoheheshin deri në 7 vite burgim. 

HISTORIA E LOBIMIT

Hetimet për lobimin e bërë nga PD nisën pas ardhjes së dy letërporosive nga SHBA dhe Skocia, ku PD pretendohet se ka paguar 525 mijë dollarë tek kompania Stotington Strategies, ndërsa kompania Biniatta Trade 150 mijë dollar. Më 14 nëntor të 2017, “Stonington Strategies” raportoi në Departamentin e Drejtësisë pagesat e bëra nga PD, të cilat nuk janë deklaruar në raportin financiar që është depozituar në KQZ në zgjedhjet e vitit 2017.

Partia Socialiste, ndërkohë e ka akuzuar PD dhe kryetarin Lulzim Basha se janë të lidhur me rusët, pasi, kompania Biniatta Trade, është pjesë e një zinxhiri kompanish që janë të regjistruara në Belizë, një vend i njohur si parajsë fiskale. Gjithashtu, kjo kompani ka si pronarë dy shtetas rusë, Evgeny Sheremetyev dhe Kostantin Ferulev, që sipas hulumtimit të “Mother Jones” zotërojnë 75 për qind të aksioneve të “Biniatta Trade”.

(F.G. K.M. A.B. E.K/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet arben ristani gjykata pushon çështjen për bashën gjyqi i lobimit per bashen ilir dervishi lobimi i pd ne shba lulzim basha pushohet hetimi per bashen arben ristani gjykata pushon çështjen për bashën gjyqi i lobimit per bashen ilir dervishi lobimi i pd ne shba lulzim basha pushohet hetimi per bashen

Sondazh

Poll