Sport

FSHF: Mbyllet bojkoti, nesër vazhdojnë ndeshjet e Kupës

11 Mars 2019, 16:14 Nga DOSJA
FSHF: Mbyllet bojkoti, nesër vazhdojnë ndeshjet e Kupës

Futbolli do të rikthehet përsëri në stadium pas bojkotit, pasi në ditën e nesërme do të zhvillohen takimet e para çerekfinale të Kupës së Shqipërisë.

Ndeshja e parë do të zhvillohet në ‘Elbasan Arena’ mes Partizanit dhe Luftëtarit në orën 14:00. ‘Të kuqtë’ kanë zgjedhur Elbasanin pasi dhe Tirana luan në shtepi për ndeshjen e parë të kupës kundër Laçit.

Gjthashtu në orën 17:00 përballen dhe Teuta me Kukësin, dy ekipet që renditen në vendin e dytë dhe të tretë në tabelën e Superiores. Ndeshja në të zhvillohet në stadiumin ‘‘Niko Dovana’’.

Ndeshjet e Kupës do të mbyllen të mërkurën me përballjen e “Selman Stërmasit”, ku Tirana do të presë Laçin me bardheblutë që synojnë suksesin e parë pas tre vjetësh ndaj kurbinasve. Ndërkohë, me përjashtimin e Kamzës, Skënderbeu është bërë skuadra e parë gjysmëfinaliste.

B.N/dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

sport sport fshf kukesi teuta kupa e shqiperise partizani luftetari tirana laci fshf kukesi teuta kupa e shqiperise partizani luftetari tirana laci

Sondazh

Poll