Aktualitet

PAMJET/ Të shtëna me armë zjarri dhe granata nga RENEA, ‘i rrezikshmi’ bie në tokë. Si inskenuan aksionin forcat specia

13 Janar 2020, 10:25 Nga DOSJA
PAMJET/ Të shtëna me armë zjarri dhe granata nga RENEA, ‘i

TIRANË– Forcat Speciale RENEA kanë demonstruar shembullin e një aksioni për neutralizimin e një personi të rrezikshëm. Aksioni është zhvilluar në ambientet e reja të repartit të ndërtuar për ta.

Filllimisht një efektiv policie fshihet pas një muri duke luajtur ‘rolin’ e personit që përbën kërcënim, pas tij shkojnë RENEA-t që me bomba dhe të shtëna e neutralizojnë duke e lënë të shtrirë në tokë. Duke inskenuar kështu edhe një aksion në terren të forcave speciale.

Në ceremoni ka qenë i pranishëm edhe kryeministri Edi Rama bashkë me ministrin e Brendshëm Sandër Lleshajn e me ambasadorin e BE-së në Shqipëri Luigi Sorecën, të cilët kanë parë nga afër inskenimin e situatës kriminale.

 

 

Policia e Shtetit sot ka shënuar 107-vjetorin e krijimit të saj. Për 107-vjetorin është inauguruar dhe reparti i ri të forcave RENEA. Në ceremoni ka marrë pjesë Rama, Lleshaj, Soreca dhe Veliu, të cilët kanë dhënë mesazhe për efektivët e Policisë. Soreca kërkoi rezultate në goditjen e krimit, ndërkohë ministri Lleshaj dhe Rama janë shprehur se viti 2019 ka qenë i suksesshëm për Shqipërinë. Rama shtoi se situata e kriminalitetit në vend është artificiale e krijuar nga xhungla e informacionit.

(k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet 107 vjetori i policise se shtetit edi rama luigi soreca 107 vjetori i policise se shtetit edi rama luigi soreca

Sondazh

Poll