Aktualitet

Flamur Vezaj akuza DSIK-së: Fshehu dokumentet për gjyqtarin e Arian Hajdari, në vitin 2006 ka qenë i përfshirë në afera k

13 Janar 2020, 10:29 Nga DOSJA
Flamur Vezaj akuza DSIK-së: Fshehu dokumentet për gjyqtarin e Arian

TIRANË– Gazetari Flamur Vezaj ka publikuar sot disa dokumente dhe ka hedhur akuza kundër Drejtoriasë së Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar (DSIK) në një postim në Facebook, Vezaj shprehet se DSIK ka fshehur informacione për gjyqtarin Arben Hajdari, i cili tashmë gjykon kolegët e tij në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit.

Sipas tij ky institucion ka pasur një relacion të SHISH për Hajdari të vitit 2006, ku gjyqtari akuzohej për përfshirje në afera korruptive. “Ne ate kohe SHISH rendit se gjyqtari ne bashkepunim me avokatin HAJDARI me cilesine e ndermjetesit (sekserit) perfiton nga 1500 deri 2000 euro per rastet ku personat kerkonin te rrisin moshen per te perfituar pensionin nga shteti!”, shkruan gazetari.

POSTIMI I PLOTË

DSIK-ja fshehu informacionet per gjyqtarin KPA-se Hajdari! Drejtoria e Sigurimit te Informacionit te Klasifikuar fshehu te dhenat per gjyqtarin e Kolegjit te Posaçem te Apelimit Ardian Hajdari! Me posht po publikoj nje relacion te Sherbimit Informative Shteteror qe mban daten e 22 dhjetor 2006 te firmosur nga ish-kreu i SHISH-it Bahri Shaqiri! Ne kete relacion qe SHISH njofton Presidentin e Shqiperise te asaj kohe Alfred Moisiu per DYSHIMET dhe INFORMACIONET qe institucioni kishte per aferat korruptive te gjyqtareve te ndryshem te Shqiperise! Ne mesin e emrave te gjyqtareve, SHISH rendit edhe nje rast ne Shkoder ku nje gjyqtar bashkepunonte ne afera korruptive me avokatin ARDIAN HAJDARI tashme me detyren e gjyqtarit prane Kolegjit te Posaçem te Apelimit! Ne ate kohe SHISH rendit se gjyqtari ne bashkepunim me avokatin HAJDARI me cilesine e ndermjetesit (sekserit) perfiton nga 1500 deri 2000 euro per rastet ku personat kerkonin te rrisin moshen per te perfituar pensionin nga shteti!

Pra qe ne ate kohe SHISH kishte informacion dhe te dhena per aferat e mundshme korruptive te avokatit HAJDARI i cili cuditerisht kaloi me suksese Vetingun pasi DSIK-ja prane qeverise e nxori te paster! Si mund te kaloi vetingun nje individ i tille me gjithe keto informacione dhe te emrohet ne detyren qe te shkarkoje gjyqtare e prokurore vetem pse kane te aferm te denuar apo njohje me ndonje persona me precedent penale!!! Me informacione te ketij modeli (si rasti ne shkresa) jane shkarkuar disa prokurore e gjyqtare nga Vetingu por qe per anetarin e KPA-se nuk vlen i njejtinSTANDART!! A thua kishin dijeni per kete shkrese OMN-ja apo DSIK-ja e SHISH-i te cilet e kane fshehur gjate gares se konkurimit!

Por jo vetem kaq, por ky gjyqtare eshte emruar ne ate poste edhe me shkelje te tjera te denoncuara nga ish-prokurorja Sevdari, si kushti i pervojes si juriste apo mesataren e shkolles te cilen nuk e ka 8 (sipas ligjit) por 6.44! Ja pra kush i bene vetingun gjyqtareve e prokuroreve, njeri qe dyshohet per afera korruptive, nje tjeter I.K. i denuar shkallen e pare dhe me pas prokuroria (pazare) i terheq ceshtjen, nje tjeter vellezerit me precedent penale e me mashtrime duke shit pronat nga dy-tre here, nje anetar tjeter nuk justifikon pronat dhe apartamentet, nje tjeter ka falsifikuar te dhenat etj etj! #Ta_gezojme_reformen_e_te_rroje_arkiva#

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet arian hajdari dsik flamur vezaj komisioni i posacem i apelimit arian hajdari dsik flamur vezaj komisioni i posacem i apelimit

Sondazh

Poll