Bota

Koalicioni me LVV/ Isa Mustafa takohet me ndërkombëtarët në seli, askush s’flet për mediat

13 Janar 2020, 12:56 Nga DOSJA
Koalicioni me LVV/ Isa Mustafa takohet me ndërkombëtarët në

KOSOVË– Drejtuesit e Lidhjes Demokratike të Kosovës kanë zhvilluar një takim me ambasadorin amerikan në Kosovë, Philip Kosnett. Pas takimit askush nga partia e Isa Mustafës nuk ka folur rreth këtij takimi, por mësohet se kryefjalë ka qënë formimi i koalicionit më Lëvizjen VetëVendosje. 

Në selinë e LDK-së sot është parë duke hyrë edhe ish-shefi i misionit të OSBE-së, William Walker, i cili ndodhet në vend për të marrë pjesë në përkujtimoren e masakrës së Reçakut. Ndërkohë ditën e sotme, kryetari i LVV-së, Albin Kurti ka sinjalizuar presidentin Hashim Thaçi është pranë një marrëveshjeje me LDK.

 

Disa javë më parë u themelua dhe legjislatura e 7-të e Kuvendit të Kosovës, por ende nuk është formuar qeveria e re. Negociatat deri më sot kanë dështuar, pasi LDK ka kërkuar që të marrë kreun e Kuvendit, Presidentin dhe 5 ministri, pra gjysmën e kabinetit. Pas zgjedhjes së Glauk Konjufcës si kryetar Kuvendi, LDK u tërhoq nga marrja e këtij posti dhe shprehu gatishmërinë për një marrëveshje të re, duke kërkuar sërish 5 ministri dhe Presidentin. Ndërsa Albin Kurti ka hequr dorë nga ministri i Brendshëm. Ditët e fundit Kurti ka zhvilluar takime të përditshme me Isa Mustafën, ndërsa zëdhënësit e tyre kanë deklaruar se negociatat po shkojnë mirë dhe se ka lëvizje nga të dyja palët. 

(k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

rajoni rajoni isa mustafa koalicion mes ldk dhe vv philip kossnet qeveria e re ne kosove isa mustafa koalicion mes ldk dhe vv philip kossnet qeveria e re ne kosove

Sondazh

Poll