Bota

Tensionet, Ambasada e SHBA: Kundërshtoni regjimin Iranian, janë fajtorë për dhunën

13 Janar 2020, 10:50 Nga DOSJA
Tensionet, Ambasada e SHBA: Kundërshtoni regjimin Iranian, janë

TIRANË- Ambasada Amerikane ka rishpërndarë një thirrje të sekretarit Amerikan të Shtetit, Mike Pompeo në lidhje me tensionet në Lindjen e Mesme me Iranin. Ambasada e SHBA në Tiranë bën thirrje që të gjitha vendet të kundërshtojnë regjimin iranian, dhe t’a fajësojnë atë për dhunën.

Postimi i Ambasadës Amerikane: “Shtetet e Bashkuara i bëjnë thirrje të gjithë kombeve që të kundërshtojnë ideologjinë e terrorit të regjimit iranian dhe të mbajnë Iranin përgjegjës për dhunën e tij”. Sekretari i Shtetit Michael R. Pompeo”, shkruan ambasada amerikane.

Prej disa ditësh tensionet mes SHBA dhe Iranit janë në pikën maksimale. Irani ka vendosur të hakmerret ndaj SHBA-së, duke sulmuar me 22 raketa dy bazat ushtarke të SHBA-së në Irak, pas vrasjes së gjeneralit Kasem Sulejmani. Raportohet se deri më tani 80 persona kanë humbur jetën, por ende shifrat nuk janë të sakta. Sùlmin e kanë marrë përsipër Gárda Revolùcionare Islamike e Iranit, e cila përmes një mesazhi në agjensinë shtetërore të lajmeve, IRNA, paralajmëron të tjera sùlme. Ministri i Jashtëm iranian Javad Zarif deklaroi se sulmi ishte vetëmbrojtje. Ndërsa Trump u shpreh se SHBA-ja ka ushtrinë më të fuqishme në botë.

Perplasja mes SHBA dhe Iranit ka disa vite që ka dalë në sipërfaqe pas prishjes së marrëveshjes nga Trump dhe vendosjes së sanksioneve, por në fund të dhjetorit tensionet u shtuan kur u vrá një punonjës amerikan. Vrasësi nuk u gjet dhe u vra një civil. Në Irak është një lëvizje iraniane që drejtohej nga gjenerali i vrarë sot pas sulmit me dron. Pas vrásjes së civilëve, lëvizja iraniane shkoi dhe sulmoi Ambasadën amerikane. Tre ditë pas paralajmërimit të Trump, vritet kreu i lëvizjes, Kasem Sulejmani.

(F.g/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota ambasada e shba mike pompeo tensionet shba-iran ambasada e shba mike pompeo tensionet shba-iran

Sondazh

Poll