Bota

Konflikti Iran-SHBA/ Pompeo thirrje ndërkombëtare për të kundërshtuar Iranin: Mbështetni SHBA, ata janë të dhunshëm. Te

13 Janar 2020, 12:20 Nga DOSJA
Konflikti Iran-SHBA/ Pompeo thirrje ndërkombëtare për të

SHBA-  Vijon konflikti mes Iranit dhe SHBA-së. Edhe ditën e sotme ka pasur reagime me tone të ashpra nga ana e zyrtarëve të lartë nga të dyja palët. Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo u ka bërë thirrje të gjitha vendeve të kundërshtojnë Iranin dhe të jenë krah SHBA-së në sanksionet kundër tij. Menjëherë pas thirrjes së Popmeos ka reaguar edhe Ambasada Amerikane në Tiranë, duke përcjellë të njëjtën thirrje të Sekretarit amerikan të Shtetit, që vendet të mbështesin Amerikën dhe kundërshtojnë Iranin pasi ata janë njerëz të dhunshëm.

Ndërsa Irani nga ana e tij ka kërcënuar duke u shprehur se nëse Amerika i vendos sanksione mes dy vendeve do të ketë “kolaps”.

Nga ana tjetër, presidenti amerikan Donald Trump, vazhdon me ‘cicërimat’ në Twitter duke i bërë thirrje për të disatën herë qeverisë iraniane të ndalojë së vrari popullin e tij. Trump i ka kërkuar Iranit që të heqë dorë nga dhuna, pasi bota dhe Amerika po i vëzhgojnë.

Por si ka nisur konflikti mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Iranit?

Tensionet e forta mes SHBA-së dhe Iranit e kanë  zanafillën që prej disa vitesh kur Presidenti Trump prishi marrëveshjen me Iranin dhe vendosi disa sanksione. Por, tensionet u ndezën më shumë në fund të dhjetorit të 2019, kur një punonjës amerikan u vra. Vrasësi i tij nuk u gjet dhe më pas u vra një civil. Pas vrasjes së civilëve, lëvizja iraniane shkoi dhe sulmoi Ambasadën amerikane. Tre ditë pas paralajmërimit të Trump, vritet kreu i lëvizjes, Kasem Sulejmani. Kujtojmë që në Irak ishte një lëvizje  që drejtohej nga gjenerali Kasem Sulejmani, i vrarë më 3 janar të 2020 nga sulmi ajror i amerikanëve. Vrasja e Sulejmanit u justifikua nga SHBA, se ekzekutimi i tij ishte i  nevojshëm, pasi ai kishte krijuar një plan për shkatërrimin e vendit. Këto sulme të njëpasnjëshme janë ndierë në të gjithë botën,përfshirë edhe vendin tonë, pasi në një nga deklaratat e tij lideri suprem i Iranit, Ali Khamenei e quajti Shqipërinë si një vend djallëzor që ka bërë komplot me SHBA.Pas kësaj deklarate, Kryeministri Edi Rama ka thënë se jemi në duar të sigurta, duke ju referuar këtu Amerikës.

A.C;E.K/Dosja.al 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota donald trump irani mike pompeo si nisi konflikti tensionet shba-iran tirana donald trump irani mike pompeo si nisi konflikti tensionet shba-iran tirana

Sondazh

Poll