Bota

Sanksionet e SHBA/ Mike Pompeo u bën thirrje të gjitha vendeve të kundërshtojnë Iranin dhe të mbështesin Amerikën

13 Janar 2020, 11:12 Nga DOSJA
Sanksionet e SHBA/ Mike Pompeo u bën thirrje të gjitha vendeve të

SHBA– Mike Pompeo, sekretari amerikan i Shtetit ka reaguar lidhur me tensionet Iran –Shba duke iu bërë thirrje të  gjithë vendeve në botë që të jenë në mbështetje të SHBA-së dhe kundërshtojnë Iranin.

Sipas Pompeos mbështetja e SHBA-së në sanksionet kundër Iranit është mënyra më e mirë për  t’iu përgjigjur iranianëve, pasi sipas tij janë  fajtorë për dhunën.

Bazuar në deklaratën e Pompeos, mësohet që Shetet e Bashkuara të Amerikës po sanksionojnë 8 udhëheqës të Urdhrit Ekzekutiv 13.876, që kanë vepruar nën urdhrat e liderit supreme, përfshirë këtu edhe Ali Shamkhani, sekretarin e Këshillit Nacional të Sigurisë Gholamreza Sulejmani.

Amerika, këta emra mjaft të rëndësishëm të Iranit i akuzon si terroristë për gjeste të dhunshme dhe ekzekutimin e 1500 protestuesve për liri.

Ndër të tjera, Pompeo ka zbuluar se Presidenti Donald Trump do të firmosë sanksione kundër ndërtimit, ekonomisë, mineraleve dhe tekstileve të qeverisë së Iranit.

Gjithashtu një thirrje e tillë është bërë edhe nga Ambasada Amerikane në Tiranë, që të gjithë vendet të kundërshtojnë Iranin  dhe të mbështesin SHBA në saksionet kundër tij.

 

Prej disa ditësh tensionet mes SHBA dhe Iranit janë në pikën maksimale. Irani ka vendosur të hakmerret ndaj SHBA-së, duke sulmuar me 22 raketa dy bazat ushtarke të SHBA-së në Irak, pas vrasjes së gjeneralit Kasem Sulejmani. Raportohet se deri më tani 80 persona kanë humbur jetën, por ende shifrat nuk janë të sakta. Sulmin e kanë marrë përsipër Gárda Revolùcionare Islamike e Iranit, e cila përmes një mesazhi në agjencinë shtetërore të lajmeve, IRNA, paralajmëron të tjera sùlme. Ministri i Jashtëm iranian Javad Zarif deklaroi se sulmi ishte vetëmbrojtje. Ndërsa Trump u shpreh se SHBA-ja ka ushtrinë më të fuqishme në botë.

Përplasja mes SHBA dhe Iranit ka disa vite që ka dalë në sipërfaqe pas prishjes së marrëveshjes nga Trump dhe vendosjes së sanksioneve, por në fund të dhjetorit tensionet u shtuan kur u vrá një punonjës amerikan. Vrasësi nuk u gjet dhe u vra një civil. Në Irak është një lëvizje iraniane që drejtohej nga gjenerali i vrarë sot pas sulmit me dron. Pas vrásjes së civilëve, lëvizja iraniane shkoi dhe sulmoi Ambasadën amerikane. Tre ditë pas paralajmërimit të Trump, vritet kreu i lëvizjes, Kasem Sulejmani.

A.C;E.K/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota ambasada e shba mike pompeo sanksionet e shba ndaj iranit tensionet shba-iran ambasada e shba mike pompeo sanksionet e shba ndaj iranit tensionet shba-iran

Sondazh

Poll