Bota

Krijimi i qeverisë/ Kurti në pritje të vendimit të Mustafës, çfarë thuhet nga Vetëvendosje

13 Janar 2020, 12:25 Nga DOSJA
Krijimi i qeverisë/ Kurti në pritje të vendimit të

Kosovë-Ende nuk është arritur një marrëveshje për krijimin e qeverisë në Kosovë. Lëvizja Vetëvendosje në Kosovë është shfaqur e prerë, pasi nuk negocion me Lidhjen Demoraktike të Kosovës për postin e kryeparlamentarit. Ajo po pret që Lidhja Demokratike e Kosovës të vendosë për ofertën, të cilën Albin Kurti i ka propozuar Isa Mustafës.

“Ekspres” shkruan se Lëvizja Vetëvendosje ka deklaruar se LDk-ja ka do të mbledhë organet e partisë për të shqyrtuar ofertën e VV-së.
“Nga takimi i herës së fundit mbeti që LDK të mbledhë organet e saj për të shqyrtuar ofertën e Lëvizjes, tash jemi në pritje kur të mblidhen ata. Sepse siç e ka deklaruar dje Kryetari Kurti ne jemi të gatshëm të mblidhemi e te mbyllemi deri në arritje të marrëveshjes”, thuhet në përgjigjen e VV-së, për Express.

Së fundmi kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti i ka kthyer përgjigje letrës zyrtare që presidenti i vendit Hashim Thaçi i dërgoi dy ditë më parë. (Lexo këtu). Në letër Kurti i i thekson Tahçit që të mos i bëjë presion, pasi janë shumë afër për një marrëveshje me LDK-në.

Disa javë më parë u themelua dhe legjislatura e 7-të e Kuvendit të Kosovës, por ende nuk është formuar qeveria e re. Negociatat deri më sot kanë dështuar, pasi LDK ka kërkuar që të marrë kreun e Kuvendit, Presidentin dhe 5 ministri, pra gjysmën e kabinetit. Pas zgjedhjes së Glauk Konjufcës si kryetar Kuvendi, LDK u tërhoq nga marrja e këtij posti dhe shprehu gatishmërinë për një marrëveshje të re, duke kërkuar sërish 5 ministri dhe Presidentin. Ndërsa Albin Kurti ka hequr dorë nga ministri i Brendshëm. Ditët e fundit Kurti ka zhvilluar takime të përditshme me Isa Mustafën, ndërsa zëdhënësit e tyre kanë deklaruar se negociatat po shkojnë mirë dhe se ka lëvizje nga të dyja palët.

J.V;E.K/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

rajoni rajoni albin kurti isa mustafa qeveria e re ne kosove albin kurti isa mustafa qeveria e re ne kosove

Sondazh

Poll