Bota

Nuk ishte te berberi për t’u qethur, Ambasadori britanik reagon pas arrestimit të tij në Iran: Nuk isha pjesë e demonstrat

13 Janar 2020, 09:00 Nga DOSJA

IRAN– Ditën e djeshme, ambasadori britanik në Iran u arrestua gjatë protestave antiqeveritare me motivin se ka ndikuar në organizimin e këtyre demonstratave në vend.

Megjithatë ai u la i lirë brenda pak orësh dhe ka bërë një reagim në rrjetet sociale, duke treguar se nuk ka lidhje me çfarë u tha në media se ai ka organizuar këto demonstrata, dhe se nuk është arrestuar teksa po shkonte te beberi.

“Faleminderit për shumë mesazhe dashamire. Mund të konfirmoj që nuk po merrja pjesë në asnjë demonstrim! Shkova në një event i cili ishte manifestim i heshtur për viktimat e tragjedisë #PS752. Është normale të dëshirosh të tregosh respekt pasi disa nga viktimat ishin britanikë. U largova pas 5 minutash kur disa filluan të këndonin”.- ka shkruar ai.

Me këtë reagim u hodhën poshtë të gjtha arsyet se ambasadori britanik në Tehran u arrestua në këto situata, por  sipas mediave të huaja ai është arrestuar në momentin kur po shkrepte foto nga protestat.

Kujtojmë që ditën e djeshme  sekretari i Jashtëm britanik Dominic Raab e cilësoi arrestimin e ambasadorit si shkelje flagrante të ligjit ndërkombëtar

Protestat antiqeveritare kanë nisur në Iran për shkak se Irani pranoi fajin se sulmuan avionin ukrainas në Iran me 176 njerëz në bord, ku asnjëri prej tyre nuk mbijetoi.

A.C;E.K/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota arrestimi i ambasadorit britanik iran protestat antiqeveritare ne iran rob macaire arrestimi i ambasadorit britanik iran protestat antiqeveritare ne iran rob macaire

Sondazh

Poll