Aktualitet

U arrestua në Rinas me Harun Çelik, gjykata pranon gjykimin e shkurtuar për gylenistin, Simsek ‘kyç’ gojën

13 Janar 2020, 09:39 Nga DOSJA
U arrestua në Rinas me Harun Çelik, gjykata pranon gjykimin e

TIRANE- Gjykata e Tiranës ka pranuar kërkesën për gjykim të shkurtuar për shtetasin turk Selami Simsek, i cili u kap në Rinas së bashku me Harun Çelik.  Gjykatësi Ahmet Metalia pranoi kërkesën e palës mbrojtëse për gjykim të shkurtuar dhe tashmë i pandehuri, Simsek në rast dënimi do të përfitojë uljen e 1/3 (një e treta) të dënimit.  Seanca e radhës pritet të zhvillohet më 27 janar ora, 10:00, pasi Prokurorja Anila Galaxhi kërkoi shtyrjen e seancës për përgatitjen e konkluzioneve përfundimtare të pretencës.

Në seancën e sotme prokurorja Anila Galaxhai deklaroi se Simsek u arrestua në flagrancë në korrik 2019 në Rinas, teksa po tentonte të udhëtonte nga Rinasi drejt Kanadasë me një vizë false. Sipas saj itenerari i tij ishte Rinas-Vjenë-Toronto.

Ndërkohë që, ai vetë, vetëm ka kërkuar gjykimin e përshpejtuar, pa dhënë asnjë sqarim tjetër, me argumentin se të gjitha sqarimet e nevojshme, i ka dhënë në prokurori.  Edhe vëmendja turke nuk ka munguar në këtë seancë. Burime i thanë Dosja.al se një përfaqësues i ambasadës nuk ka lëvizur nga gjyqi deri në përfundim të tij.

Selami Simsek, u arrestua në Rinas nga autoritetet shqiptare 5 muaj më parë së bashku me mësuesin turk Harun Çelik, ky i fundit tashmë i deportuar nga Shqipëria. Simsek njihet si mbështetës i Fetullah Gylen dhe dyshohet se ka kërkuar azil politik në Shqipëri, duke ndjekur të njëjtën procedurë si miku i tij.

Dosja.al raportoi ekskluzivisht deportimin e 41-vjeçarit, Harun Çelik drejt Turqisë. Harun Çelik, u dërgua në Turqi, megjithëse ai nuk është në kërkim ndërkombëtar. Mësuesi Harun Çelik, u arrestua në muajin korrik në aeroportin e Rinasit, pasi iu gjet një vizë kanadeze, e cila pas kontrollit rezultoi se ishte e falsifikuar. Turku, u dënua nga gjykata me 5 muaj burg, dënim që Çelik, me profesion mësues e vuajti në burgun 302 në Tiranë. Disa javë më parë ai u mor dhe u dërgua direkt e për në Rinas, për t’a ekstraduar në Turqi, ndërsa policia shqiptare pohon jozyrtarisht, se ekstradimi është kryer konform procedurave duke mohuar azilin.

(J.V:F.G/Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet anila galanxhi deportimi i turkut gylenistët harun çelik selami simsek trafik klandestinesh anila galanxhi deportimi i turkut gylenistët harun çelik selami simsek trafik klandestinesh

Sondazh

Poll