Aktualitet

Dëbora zbardh vendin, ARRSH: Rrugët kalohen pa zinxhirë, po punohet aty ku ka prezencë akulli

13 Janar 2020, 09:11 Nga DOSJA
Dëbora zbardh vendin, ARRSH: Rrugët kalohen pa zinxhirë, po

TIRANË- Autoriteti Rrugor Shqiptar ka publikuar sot të dhënat për gjendjen e rrugëve në vend pas reshjeve të dëborës që kanë mbuluar disa qytete. Në një njoftim për mediat ARRSH, bën me dije se janë pastruar segmentet në rajonin verior, Qafë e Buallit-Krastë dhe Ura e Cerenecit-Steblevë dhe kalimi bëhet pa zinxhirë.

Ndërkohë në Rajonin Qendror dhe atë Jugor nuk janë shfaqur probleme, por po punohet në të gjitha segmentet ku ka prezencë akulli nga temperaturat e ulëta.

Njoftim për median dhe opinionin publik mbi gjendjen e akseve kryesore në vend. Rajoni Verior, aksi Qafë e Buallit-Krastë, u pastrua dhe qarkullohet normalisht, përveç një pjese në segmentin Ura e Cerenecit-Steblevë ? e konkretisht në Qafë Dragalicë-Steblevë, ku rekomandohet përdorimi i zinxhirëve dhe kontraktraktori po punon për pastrimin e këtij segmenti, në të gjitha akset e tjera të këtij Rajoni qarkullimi kryhet pa zinxhirë. ?Rajoni Qendror nuk ka probleme me qarkullimin e mjeteve. ?Rajoni Jugor nuk ka probleme me qarkullimin e mjeteve. ??Të gjithë kontraktorët janë në gatishmëri për përballimin e çdo situate. Vijon puna për pastrimin e akseve dhe kriposjen ? në vendet ku ka ngrica dhe akull nga temperaturat e ulëta”, shkruan ARRSH.

Dëbora ka disa ditë që është preznete në vendin tonë, por duket se po i lë vendin ditëve me diell. Sipas parashikimeve mësohet se java në vijim do të jetë me diell dhe temperaturat do rriten në disa gadë. Shërbimi Metreoligjik Ushtarak bën me dije se  dëbora do bjerë vetën më zonat maloje, por intesiteti isaj do jetë i ulët.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet autoriteti rrugor shqiptar autoriteti rrugor shqiptar

Sondazh

Poll