Politike

RENEA hyn në shtëpi të re në Yzberisht/ Rama: Luftë me KÇK, SHBA dhe BE po përgatisin paketën!

13 Janar 2020, 09:24 Nga DOSJA
RENEA hyn në shtëpi të re në Yzberisht/ Rama: Luftë me

TIRANË- Policia e Shtetit sot ka festuar 107-vjetorin e krijimit të saj. Si dhuratë në këtë ditëlindje, Policia tashme do të ketë dhe një repart të ri të posaçëm vetëm për forcat RENEA, në zonën e Yzberishtit, ku oficerët e kësaj njësie speciale do të kryejnë trajnimet e tyre. Në ceremoninë e inaugurimit të kësaj njësie speciale, ka marrë pjesë drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu, ambasadori i Bashkimit Evropian në Shqipëri, Luigi Soreca, Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj dhe Kryeministri Edi Rama.

Në fjalën e tij, Soreca ka bërë thirrje Policisë që të rrisë sigurinë në vend, duke kujtuar fondet e shpenzuara nga BE në Shqipëri. Soreca ishte i qartë duke kërkuar rezultate në rritjen e goditjes së krimit dhe gjurmimit të parave. Por si përgjigje Sorecës, i erdhën disa deklarata nga Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj dhe nga Kryeministri Edi Rama. Të dy njëri pas tjetrit u shprehën se situata e kriminalitetit në vend sa vjen dhe ulet dhe siguria është rritur. Rama shtoi më tej se është një realitet artificial i krijuar nga media dhe xhungla e informacionit.

Ndërkohë më tej është zhvilluar dhe ceremonia e inaugurimit të repartit të ri dhe për kreun e qeverisë është një investim shumë i rëndësishëm. “NJË REPART I RI PËR FORCAT SPECIALE “RENEA” – 107 vjetori i Policisë së Shtetit, vjen me finalizimin e projektit të repartit bashkëkohor për forcat policore të elitës, të cilat pas 30 vjetësh do të kenë më në fund të njëjtat kushte si forcat simotra në Europë?”, ishte ky postimi i Ramës në Facebook. Më tej është bërë dhe një vizitë në disa ambiente, ku i janë treguar numrit një të qeverisë të gjitha investimet e reja. Rama pati dhe një merak dhe u la porosi mbjedhjen e sa më shumë pemëve.

(A.B;F.G/Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike 107 vjetori i policise se shtetit edi rama luigi soreca 107 vjetori i policise se shtetit edi rama luigi soreca

Sondazh

Poll