Politike

Kirurgjia me godinë të re, Rama: Kushte moderne për pacientët, janë 7 dhoma operacioni dhe 120 shtretër. Ëndërr e bërë realitet

  • Rama: Një ëndërr e bërë realitet, do të transformohet e gjithë QSUT-ja
  • Manastirliu: Do të marrin shërbim 350 mijë pacientë, 9 mijë ndërhyrje në vit
  • Godina e re e kirurgjisë në QSUT do të mbajë emrin e kirurgut të madh, Frederik Shiroka.Sot është inauguruar godina e re, e cila do të ketë 7 salla të reja operacioni dhe 120 shtretër. Rama është shprehur se është një ëndërr e tij e bërë realitet. Ndërkohë, Manastirliu tha se do të marrin shërbim 350 mijë pacientë, dhe kapacieti është për 9 mijë ndërhyrje në vit.
    Featured image of article: Kirurgjia me godinë të re, Rama: Kushte moderne për pacientët, janë 7 dhoma operacioni dhe 120 shtretër. Ëndërr e bërë realitet Edi Rama, Kryeministër i Shqipërisë

    TIRANË- Qendra Spitalore Universitare ‘Nënë Tereza’ nga sot do të ketë një godinë të re për kirurgjinë. Spitali i Kirurgjisë do të ketë një godinë të re dhe moderne, dhe do të ketë emrin “Frederik Shiroka”, mjekut të njohur Shqiptar. Në një ceremoni të zhvilluar sot në ambientet e reja, ka qenë i pranishëm ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu dhe Kryeministri Edi Rama, të cilët para mjekëve kanë treguar rëndësinë që ka ky spital i ri.

    Sipas Ramës ky investim është më i madhi pas 90 vitesh, kohë kur është krijuar dhe QSUT, dhe shton se gjithçka është fjala e fundit e teknologjisë dhe organizimi në funksion të pacientit është në nivelin më të lartë bashkëkohor. Spitali do të ketë 7 salla moderne operacioni për kirurgjinë e përgjithshme, kirurgjinë speciale dhe urologjinë.

    Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

    Do të ketë gjithashtu aparatura mjekësore të teknologjisë së fundit, njësi terapie intensive me pajisje bashkëkohore dhe kushte optimale, laborator i nivelit të lartë teknologjik dhe do ketë 120 shtretër dhe dhoma me kushte si në spitalet më të mira të Europës për pacientët. Po ashtu në fjalën e tij Rama është shprehur se investimi ka qenë një ëndërr e tij që tashmë është bërë realitet.

    (A.B.;E.K/ Dosja.al)

    • 12:18

      “Do u sjell një varg me hurdhra”, Rama batuta me kirurgët: Mos t’u marrin në sysh

      Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij në inagurimin e spitalit të i ri i Kirurgjisë “Frederik Shiroka” në Qendrën Spitalore Universitare në Tiranë, u shpreh se do çojë hurdhra në këtë spital,  që të mos merret në sysh stafi mjekësor.

      “Do u sjell një varg me hurdhra që të mos u marrin më sysh. Siç themi ne katundarët ‘nuk kena shkollë, por kena eksperiencë”,  iu drejtua Rama kirurgëve.

    • 12:15

      Rama tregon risinë te Spitali i ri i Kirurgjisë: Do filmohen operacionet, studentët do kenë arkivë të pasur për leksione

      Kryeministri Edi Rama nga ceremonia inauguruese për godinën e re të Spitalit të Kirurgjisë. Në fjalën e tij, Rama u shpreh se  tashmë të gjitha operacionet në këtë spital do të filmohen që të jenë një arkivë për studentët e do jenë dhe pjesë e leksioneve në universitet.

      Tashmë do filmohen të gjitha operacionet. Studentët mund të shohin çdo gjë që bëhet edhe pse nuk janë në sallën e operacionit edhe pse kjo është një pjesë e rëndësishme e proefesionit të tyre. Por tashmë ne do të keni një bibliotekë dixhitale për operacionet, ku do ketë një arkivë të pasur”, u shpreh Rama.

    • 12:06

      Rama: Një ëndërr e bërë realitet, do të transformohet e gjithë QSUT-ja

      Kryeministri Edi Rama ka qenë sot në inaugurimin e spitalit të Kirurgjisë. Në fjalën e tij, Rama tha se kjo është një ëndërr e bërë realitet, dhe shtoi se transformimi do    të vijojë më tej. Po ashtu, Rama e quajti godinën e re të kirurgjisë si veprën më të madhe në shëndetësi në 90 vite dhe shtoi se kjo ishte ëndrra që kur kishte marrë detyrën në vitin 2013.

      Po shikoja këtë fotografinë dhe muret e spitalit janë me pllaka si ato të tualeteve. Kjo foto dhe rrëfimi im i përket kohës pas 90-ës, kur erdhën pllakat nga Turqia. Tashmë kjo është vepra më e madhe e 90 viteve në Shqipëri për shëndetësinë për cilësinë dhe thellësinë e projektit, ku ka një transformim rrënjësor. Ndihem shumë i ndërtuar dhe nuk ka kompliment më inkurajues nga fjalët e profesorit dhe fjalia e tij se  ‘kjo është një ëndërr e bërë realitet’. Ëndrra ime ka qenë që QSUT të transformohet në të gjithë perimetrin e saj, por sot ky institucion është ende një kantier në ndërtim e sipër. Tashmë ka nisur puna dhe për pediatrinë, ku do kemi më në fund spitale moderne”, u shpreh Rama.

      Po ashtu në fjalën e tij ka përmendur dhe PPP-të në shëndetësi, ku me ironi tha se janë të mallkuara, por kanë sjell një transformim dhe modernizim të pajisjeve spitalore.

    • 12:00

      Manastirliu: Do të marrin shërbim 350 mijë pacientë, ka kapacitet për 9 mijë ndërhyrje në vit

      Inagurohet spitali i ri i Kirurgjisë “Frederik Shiroka” në Qendrën Spitalore Universitare në Tiranë. Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka deklaruar se në këtë spital  do të marrin shërbim 350 mijë pacientë dhe ka një kapacitet që të zhvillohen 9 mijë ndërhyrje në vit.

      “Ambinetet moderne janë ëndërra e kirurgëve. Me 120 shtetërsish, me pasije të fjalës së fundit të tekonologjisë. Investimit më i madh në 30 vite për kirurgjinë shqiptare. Është një investim për profesionistët tanë, kirurgët, një investim për studentët, për infermierët. Është një investim për qytetarët tanë që meritojnë të marrin shërbimin e duhur. Do të bëjmë shtinimin e gamës së analizave. 350 mijë pacientët do të përfitojnë nga ato investime të qeverisë shqiptare. Do të bëhen 9 mijë ndërhyrje në vit. Studentët do të kenë një sallë dixhitale.  Me zemër ua uroj ta gëzoni spitalin e ri. “, u shpreh ministrja.

    Shto Koment