Politike

Anti-Shpifja në Kuvend, Reporterët Pa Kufij pro vendimit të Metës: Paketa do të vendosë nën kontroll median

13 Janar 2020, 08:35 Nga DOSJA
Anti-Shpifja në Kuvend, Reporterët Pa Kufij pro vendimit të

TIRANE- Reporterët Pa Kufij mbështesin vendimin e presidentit Ilir Meta për të kthyer në Kuvend për rishikim “Paketën Anti-shpifje”. Përmes një reagimi në rrjetin social“Twitter”, “Reporterët pa Kufij” shprehin vlerësim për këtë vendim të Metës dhe përsërisin qëndrimin e tyre se kjo paketë shihet si përpjekje e qeverisë për të kontrolluar median.

“Reporterët pa Kufij mirëpresin vendimin e Presidentit Të Shqipërisë, Ilir Meta, për të rikthyer në Parlament 2 ligjet e të ashtuquajturës “paketë anti-shpifje”, që shihet si një përpjekje e qeverisë për të kontrolluar median në kundërshtim me Kushtetutën shqiptare dhe Konventat e të Drejtave të Njeriut”, thuhet në reagim.

Dje, presidenti Ilir Meta ktheu për rishqyrtim në Kuvend paketën “anti-shpifje” pasi sipas tij,  Kuvendi nuk ka publikuar deri më tani përmbajtjen e akteve ligjore të saj, duke krijuar një mungesë transparence të theksuar përkundrejt publikut. Sipas tij ligji shkel parimet themelore kushtetuese të një shteti demokratik; të drejtën e lirisë së shprehjes, së shtypit dhe të drejtës së informimit; standardet e Konventës Evropiane të të Drejtave të Njeriut dhe është në kundërshtim me jurisprudencën e Gjykatës Kushtetuese.

Maxhoranca në 19 dhjetor të vitit të kaluar kaloi në Kuvend paketën e njohur si anti-shpifja dhe pse kundër saj kishte reaguar opozita, komuniteti i gazetarëve në vend dhe Evropë, por dhe institucione të ndryshme si BE apo KiE. Paketa u kundërshtua dhe nga OSBE, por një ditë para miratimit ky institucion ndyshoi qëndrim dhe u shpreh se do ndiqte hap pas hapi dhe mënyrën e zbatimit. Kundër paketës pati dhe protestë nga komuniteti i gazetarëvetë cilët kanë ngritur zërin për më shumë se një vit dhe para ditën e miratimit nga Kuvendit kundërshtuar këtë ligj dhe u shprehën se po instalohet censura. Por qeveria dhe Edi Rama u shprehën se paketa është e nevojshme dhe duhet të futet në zbatim shumë shpejt pasi duhet të dënohen shpifësit. Ligjet e ‘anti-shpifjes’ kundërshtohet pasi AMA (Autoriteti i Mediave Audiovizive) dhe AKEP (Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare) marrin kompetencat e gjykatës dhe gjobat e majme që vendosen prej tyre duhet të ekzekutohen pa u shprehur një trup gjykuese. Këto institucione kanë mundësi dhe të mbyllin një media, pasi denoncimeve nga qytetarët

(J.V;E.K:F.g/Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike ilir meta meta kthen paketen antishpifje paketa anti shpifje reporteret pa kufij ilir meta meta kthen paketen antishpifje paketa anti shpifje reporteret pa kufij

Sondazh

Poll