Politike

Lista e kandidatëve për deputet, PD mbledh nesër Kryesinë dhe Këshillin Kombëtar

Në këto mbledhje mësohet se do të shqyrtohen çështje të rëndësishme që lidhen me përzgjedhjen e kandidatëve për deputet për zgjedhjet dhe strategjinë e fushatës elektorale.

11 Mars 2025, 14:03 Nga N.F
Lista e kandidatëve për deputet, PD mbledh nesër Kryesinë
selia e pd

TIRANË- Partia Demokratike e Shqipërisë ka njoftuar se nesër do të zhvillohet mbledhja e Kryesisë së PD. Më tej ëbhet me dije se kjo mbledhje do të mbahet në orën 17:00. Ndërsa mbledhja e Këshillit Kombëtar do të nisë në orën 19:00. Në këto mbledhje mësohet se do të shqyrtohen çështje të rëndësishme që lidhen me përzgjedhjen e kandidatëve për deputet për zgjedhjet dhe strategjinë e fushatës elektorale.

Pas takimeve dhe diskutimeve do të shpallen emrat e kandidatëve që do të përfaqësojnë PD-në në zonat zgjedhore në gjithë vendin. Këto mbledhje do të jenë një mundësi për anëtarët e Kryesisë dhe të Këshillit Kombëtar të diskutojnë dhe miratojnë listat e kandidatëve, të cilët do të paraqiten për votim dhe do të udhëhiqen nga Partia Demokratike në këtë proces elektoral.

pd lista e kandidateve per deputet

Sondazh

Poll