Aktualitet

VIDEO/ Shoferi humb ndjenjat në timon, kalimtari futet në makinë dhe shmang aksidentin

Qytetari reagoi me shpejtësi duke shpëtuar jetën e një njeriu dhe duke shmangur ndonjë aksident zinxhir që mund të ndodhte.

7 Mars 2025, 13:26 Nga M.B
VIDEO/ Shoferi humb ndjenjat në timon, kalimtari futet në makinë
Foto nga vendi i ngjarjes

TIRANA- Qytetari Lilo Shehu dhe akti i tij i guximshëm kanë bërë xhiron e rrjetit ditën e sotme me një video ku ai shfaqet duke vrapuar për të shmagur një aksident në zonën e njohur si “Varri Bomit” në Tiranë. Videoja është filmuar nga kamerat e sigurisë së një biznesi.

 

Lilo i dha një shembull guximi e mirësie më 5 mars kur një person humbi ndjenjat teks aishte në timonin e makinës dhe u përplas me një makinë tjetër. Pa hezituar, Shehu vrapon menjëherë për të ndihmuar. Ai me shpejtësi ia doli të arrinte deri te makina e përfshirë në aksident dhe hoqi këmbën e shoferit nga gazi duke ngritur frenat e dorës e duke i ofruar ndihmën e parë në kushte të vështira.

Qytetari reagoi me shpejtësi duke shpëtuar jetën e një njeriu dhe duke shmangur ndonjë aksident zinxhir që mund të ndodhte. Ai ka treguar se në ndihmë të shoferit që pësoi një problem shëndetësor, shkuan edhe persona të tjerë dhe se shoferi me të cilin makina u përplas, frenoi ngadalë duke amortizuar përplasjen.

 

 

tirana

Sondazh

Poll