Aktualitet

Shfrytëzonte për prostitucion 2 motra, njëra e mitur, arrestohet 19-vjeçarja në Berat

Mësohet se 19-vjeçarja me iniciale S.K shfrytëzonte për prostitucion dy motra. 

7 Mars 2025, 11:18 Nga E. D
Shfrytëzonte për prostitucion 2 motra, njëra e mitur, arrestohet
foto ilustruese

BERAT- Një 19-vjeçare është arrestuar ditën e sotme nga policia e Beratit. Mësohet se 19-vjeçarja me iniciale S.K shfrytëzonte për prostitucion dy motra. Ndërkohë materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat, për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i Policsë:

Si rezultat i një hetimi me metoda proaktive, të kryer për rreth 2 muaj, nga Seksioni për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve i DVP Berat, në bashkëpunim me Prokurorinë e Beratit, u finalizua, në bashkëpunim me Drejtorinë e Forcës së Posaçme Operacionale të DPPSh-së, operacioni “Multiple”.

Gjatë operacionit, u vu në pranga shtetasja S. K., 19 vjeçe, banuese në Berat, si dhe u proceduan në gjendje të lirë shtetasja A. A., 19 vjeçe dhe motra e saj 15 vjeçe. Nga hetimet dyshohet se shtetasja S. K. shfrytëzonte për prostitucion, 2 shtetaset e tjera. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat, për veprime të mëtejshme.

policia e beratit

Sondazh

Poll