Aktualitet

Autoritet britanike të shqetësuara nga grupet e krimit të organizuar, Policia kriminale shqiptare "zbarkon" në Londër

Vetë Drejtori Departamentit të Policisë kriminale Neritan Nallbati po zhvillon disa takime koordinative me britanikët në hartimin e një strategjie të përbashkët për të goditur grupet kriminale shqiptare.

7 Mars 2025, 10:08 Nga M.B

Autoritet britanike të shqetësuara nga grupet e krimit të

LONDRA- Disa zyrtarë të Departamentit të Policisë Kriminale shqiptare ndodhen prej ditësh në Londër. Sipas Top Channel, vetë Drejtori Departamentit të Policisë kriminale Neritan Nallbati po zhvillon disa takime koordinative me britanikët në hartimin e një strategjie të përbashkët për të goditur grupet kriminale shqiptare.

Kjo strategji po koordinohet me Adam Ball, drejtues i Projektit te Policive Britanike për luftën ndaj Krimit të Organizuar. Bëhet me dije se peshën më të madhe të zbatimit në terren do ta ketë Policia Metropolitane e Londrës pasi në kryeqytetin britanik komuniteti shqiptar kap shifrën e mbi 50.000 personave.

Neritan Nallbati mësohet se ka zhvilluar një vizitë në komisariatin policor të Wood Green në veri të Londrës njohur si “kryeqyteti” i shqiptarëve të Londrës. Fuqizimi ndër vite i grupeve shqiptare të krimit të organizuar ka shtuar shqetësimin e autoritetet britanike dhe duket se kjo vizititë e delegacionit të Policisë kriminale nga Shqipëria në Londër vjen në këtë kuadër.

 

 

 

policia kriminale

Sondazh

Poll