Aktualitet

U hetua për shpërdorim detyre/ GJKKO pranon kërkesën e SPAK, pushon çështjen për kryebashkiakun e Lezhës, Pjerin Ndreu

Prokuroria e Posaçme kishte kërkuar pushimin e hetimeve për Ndreun, i cili akuzohet për shpërdorim detyre. Për shqyrtimin e kësaj dosjeje ishte caktuar gjyqtarja Etleva Deda dhe kjo e fundit ka vendosur këtë të premte pushimin e çështjes. 

7 Mars 2025, 09:49 Nga B.Z
U hetua për shpërdorim detyre/ GJKKO pranon kërkesën e SPAK,
Pjerin Ndreu

LEZHË - Gjykata e Posaçme ka pranuar kërkesën e SPAK për pushimin e çështjes së kryetarit të Bashkisë së Lezhës, Pjerin Ndreu. 

Prokuroria e Posaçme kishte kërkuar pushimin e hetimeve për Ndreun, i cili akuzohet për shpërdorim detyre. Për shqyrtimin e kësaj dosjeje ishte caktuar gjyqtarja Etleva Deda dhe kjo e fundit ka vendosur këtë të premte pushimin e çështjes. 

Pjerin Ndreu u kallëzua në SPAK nga Partia Demokratike në Lezhë në vitin 2023 në lidhje me trotuarin në rrugën Lezhë-Shëngjin, në lagjen Xhenjo. PD e akuzoi Ndreun për dhënien e këtij tenderi në kohë fushate. Kryebashkiaku u thirr nga SPAK në korrik të vitit të kaluar, ku pas daljes nga Prokuroria tha për mediat se ka dhënë shpjegime në cilësinë e personit nën hetim për akuzën “shpërdorim detyre”.

pjerin ndreu gjkko

Sondazh

Poll