Aktualitet

Doli nga shkolla dhe nuk shkoi në shtëpi, humb 7-vjeçari në Elbasan, familja kërkon ndihmë për ta gjetur

Dyshohet se i mituri ka humbur pranë 'Parkut Rinia' duke qënë se dhe shkolla ndodhet afër kësaj zone. Familjarët kanë ngritur shqetësim për humbjen e të miturit dhe kërkojnë ndihmën e autoriteteve për gjetjen e tij.

7 Mars 2025, 12:05 Nga B.Z
Doli nga shkolla dhe nuk shkoi në shtëpi, humb 7-vjeçari
Andi Çakalli

ELBASAN - Një fëmijë 7-vjeçar është raportuar i humbur këtë të premte në qytetin e Elbasanit. Bëhet fjalë për të miturin Andi Çakalli i cili është nxënës në shkollën "Naim Frashëri", dhe pasi ka dalë nga shkolla nuk ka shkuar në shtëpi.

Dyshohet se i mituri ka humbur pranë 'Parkut Rinia' duke qënë se dhe shkolla ndodhet afër kësaj zone. Familjarët kanë ngritur shqetësim për humbjen e të miturit dhe kërkojnë ndihmën e autoriteteve për gjetjen e tij.

Ata thonë se djali kishte veshur këmishë të bardhë dhe pantallona jeshile. Familja ka vendosur dhe një numër telefoni në dispozicion për këdo që ka informacion: 0696537530, ose mund të njoftoni policinë.

andi cakall

Sondazh

Poll