Aktualitet

Detaje nga vrasja e palestinezes në Tiranë, babai e ekzekutoi për çështje nderi, dyshohet se e reja u shantazhua me një video nudo

Dyshohet se 49-vjeçari e ka vrarë të bijën për çështje nderi. Thuhet se kjo e fundit është shantazhuar me një video nudo dhe ka grabitur para nga nëna e saj për të paguar shantazhuesin. Mësohet se në momentin që 24-vjeçarja i ka treguar videon babait të saj, ka nisur një konflikt verbal mes tyre.

7 Mars 2025, 11:50 Nga B.Z
Detaje nga vrasja e palestinezes në Tiranë, babai e ekzekutoi për
Rayyan Alwan, Fadi Alwan

TIRANË - Detaje të reja kanë dalë në dritë në lidhje me vrasjen e 24-vjeçares nga Palestina muajin e kaluar në Tiranë. Rayyan Alwan, dyshohet se u vra me thikë nga babai i saj Fadi Alwan, 49 vjeç, në apartamentin që kishin marrë me qira në rrugën e Kavajës, ndërsa pista kryesore e hetimeve të deritanishme është ajo e konflitit me familjarët.

Dyshohet se 49-vjeçari e ka vrarë të bijën për çështje nderi. Thuhet se kjo e fundit është shantazhuar me një video nudo dhe ka grabitur para nga nëna e saj për të paguar shantazhuesin. Mësohet se në momentin që 24-vjeçarja i ka treguar videon babait të saj, ka nisur një konflikt verbal mes tyre.

Këto deklarata i ka bërë vetë nëna e Rayyan, e cila përmes një kallëzimi të bërë në policinë gjermane thotë se prej dhjetorit 2024, ajo i kishte dhënë disa herë vajzës para për të paguar kërcënuesit që u kishte rënë në dorë video dhe vajza, pa praninë e së ëmës, i ka dërguar paratë përmes kompanive të transfertave, për të plotësuar kërkesat e shantazhuesit. Megjithatë, nëna e Rayyan nuk përjashton mundësinë që pas shantazhuesit të qëndronte vetë Rayyan.

Trupi i pajetë i 24-vjeçares u gjet muajin e kaluar në një banesë të marrë me qira në rrugën e Kavajës ku ishte duke jetuar me 49-vjeçarin, Fadi Alwan që është babai i të resë dhe jo partneri siç u raportua më herët.

Dy personat nga Palestina thuhet se jetonin në Gjermani, ndërsa kishin ardhur në vendin tonë më 19 shkurt ku kanë udhëtuar nga Gjermania në Rinas. Më tej bëhet me dije se te kontrolli i pasaportës në aeroport janë prezantuar me dokumente greke. Pas daljes nga aeroporti ata kanë rezervuar një taksi e cila i ka transportuar tek banesa ku ndodhi vrasja.

Policia ka kqyrur kamerat e sigurisë në zonë dhe më datë 22 shkurt 49-vjeçari në pamje filmike shfaqet duke u larguar nga zona e rrugës së Kavajës dhe po më datë 22 shkurt është larguar në mbrëmje nga aeroporti i Rinasit në drejtim të Libanit. Grupi hetimor ka dyshime që krimi ka ndodhur më datë 22 shkurt. Nuk dihet ende se si e ka kryer krimin 29-vjeçari ndërsa autoritetet vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rastit, si dhe lokalizimin dhe kapjen e tij.

 

ryyan alwan fadi alwan

Sondazh

Poll