Aktualitet

Vrau me thikë Martin Canin në shkollën "Fan Noli", Gjykata cakton datën e seancës paraprake për Mario Përlleshajn

Seanca është caktuar të mbahet më datë 10 mars ora 13:00.

7 Mars 2025, 12:30 Nga B.Z
Vrau me thikë Martin Canin në shkollën "Fan Noli",
Mario Përlleshaj, Martin Cani

TIRANË - Gjykata e Posaçme ka caktuar datën e seancës paraprake për autorin e vrasjes së 14-vjeçarit Martin Cani, Mario Përlleshaj. Bëhet me dije se seanca është caktuar të mbahet më datë 10 mars ora 13:00. Aktualisht Përlleshaj ndodhet në institucionin e të miturve në Kavajë.

Martin Cani humbi jetën mesditën e 18 tetorit pasi u qëllua me thikë në bark nga bashkëmoshatari i tij, Mario Përlleshaj. Ngjarja e rëndë ka ndodhur pas një konflikti mes dy të miturve që ka degraduar në përdorimin e thikës. Mario Përlleshaj dyshohet se ka qenë në klasë paralele me viktimën, në shkollën 9-vjeçare 'Fan Noli'. Konflikti mes të miturve raportohet se ka nisur në oborrin e shkollës, ndërsa ka agravuar jashtë ambienteve të saj.

Autori ka nxjerrë thikën dhe ka qëlluar mbi 14-vjeçarin, Martin Cani. Pasi është goditur me thikë, Cani është afruar tek shkolla, ka ecur disa metra dhe pasi ka nisur të humbë gjak, është rrëzuar në trotuarin para shkollës. Si pasojë e plagëve të marra, Cani ka ndërruar jetë në spital. I plagosur nga ky sherr ka mbetur edhe shoku i ngushtë i viktimës, Luis Meçja i cili nuk mësonte në të njëjtën shkollë me to, po stërviteshin në të njëtin klub futbolli. I plagosur mbeti edhe vetë autori, i cili mori dëmtime në dorë dhe u trajtua në spital privat për disa ditë pas ngjarjes së rëndë.

 

mario perlleshaj martin cani

Sondazh

Poll