Bota

E pabesueshme, studentët iranianë kundërshtojnë të shkelin flamurin amerikan dhe izraelit (VD)

12 Janar 2020, 16:48 Nga DOSJA
E pabesueshme, studentët iranianë kundërshtojnë të

IRAN– Ky është momenti i jashtëzakonshëm  ku qindra studentë iranianë nuk pranojnë të shkelin flamujt amerikanë dhe izraelitë mes demonstratave  antiqeveritare në vend dhe paralajmërojnë drejtuesit e saj nga Donald Trump që ‘të mos vrasin protestuesit’.

Mes fotove dhe videove të publikuara nga mediat e huaja duket  qartë që turmat e studentëve në universitetin “Shaheed Beheshti” në Teheran   me qëllim shmangnin shkeljen e flamurit  amerikan dhe atë izraelit.

Mënyra e liderit Ali Khamenei i cili ka dashur që studentët  të shkelin e përçmojnë flamurin amerikan dhe izraelit, nuk është zbatuar.

‘Për udhëheqësit iranianë – MOS E VRISNI POPULLIN  TUAJ. Mijëra njerëz  janë vrarë ose burgosur tashmë nga ju, dhe Bota po shikon. Më e rëndësishmja, SHBA po shikon. Mos i vrisni protestuesit tuaj. “– ka shkruar Trump.

 

Përplasja mes SHBA dhe Iranit ka disa vite që ka dalë në sipërfaqe pas prishjes së marrëveshjes nga Trump dhe vendosjes së sanksioneve, por në fund të dhjetorit tensionet u shtuan kur u vrá një punonjës amerikan. Vrásësi nuk u gjet dhe u vrá një civil. Në Irak është një lëvizje iraniane që drejtohej nga gjenerali Kasem Sulejmani i vrárë një javë më parë. Ndërkohë në Iran kanë nisur  protestat pasi qeveria e Irakut pranoi se ka dorë në rrëzimin e avionit ukrainas, “Boeing 737”,  më 8 janar ku humbën jetën të 176 njerëzit që ishin në bord.

Burimi: Dailymail 

A.C/Dosja.al 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota flamuri amerikan dhe izraelit iran protestat ne iran shba studentet iranian flamuri amerikan dhe izraelit iran protestat ne iran shba studentet iranian

Sondazh

Poll