Bota

Stuhi dhe reshje shiu, humbin jetën tragjikisht 11 njerëz në jug të Amerikës

12 Janar 2020, 10:10 Nga DOSJA
Stuhi dhe reshje shiu, humbin jetën tragjikisht 11 njerëz në jug

SHBA– Të paktën 11 njerëz kanë vdekur si pasojë e stuhive të mëdha që përfshijnë pjesët e jugut të SHBA-së duke sjellë erëra të forta dhe reshje masive shirash.

Numri i viktimave është raportuar nga autoritetet venadase në shtetet e Alabama, Luiziana dhe Teksas, ku ka ndodhur edhe ngjarja.

Qindra mijëra njerëz janë prekur nga ndërprerja e energjisë si rezultat i stuhive, ndërsa shtëpitë janë shkatërruar dhe rrugët janë përmbytur.

Stuhitë gjithashtu kanë sjellë praninë e akullit dhe borës në pjesën e  Midwest. Qindra fluturime janë anuluar ditën e djeshme në dy aeroportet kryesore të Chikagos.

Në Luiziana një çift i moshuar vdiq të premten, kur një tornado shkatërroi shtëpinë e tyre.

Po të premten, një tjetër burrë vdiq si pasojë e shkatërrimit të shtëpisë së tij nga një pemë që u rrëzua nga era e fortë.

Burimi: BBC 

A.C;E.K/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota 11 te vdekur reshje masive shiu shba 11 te vdekur reshje masive shiu shba

Sondazh

Poll