Bota

“Mos e përshkallëzoni”, roli i ambasadës zviceriane në uljen e tensioneve Iran-SHBA, mesazhi i koduar që Trump i dërgo

12 Janar 2020, 15:36 Nga DOSJA
“Mos e përshkallëzoni”, roli i ambasadës zviceriane

SHBA – Disa orë pas sulmit ajror amerikan, ku u gjenerali iranian Kasem  Sulejmani mbeti  i vdekur, administrata Trump i ka dërguar një mesazh konfidencial Teheranit: Mos u përshkallëzoni, kanë deklaruar zyrtarët amerikanë.

Ndërkohë që kanë  kaluar disa ditë nga sulmet që nisën me Kasem Sulejmanin e deri  tek avioni ukrainas  i rrëzuar në Irana, mediat e huaja kanë zbuluar detaje për bisedimet mes Teheranit dhe Uashingtonit.

Sipas Wall Street Journal, vetëm pak orë pas ekzekutimit të gjeneralit Kasem Sulejmani, administrata Trump i kishte dërguar një mesazh urgjent Teheranit, ku i kërkonte të mos përshkallëzonin sulmet. Ky sinjal i  rëndësishëm  nga ana e SHBA është realizuar përmes një  faksi të koduar, që ka arritur të përçohet  me ndihmën e ambasadës zvicerane në Iran.

Dhe kjo më pas  është deklaruar edhe nga vetë  zyrtarët amerikane ku kanë thënë se Zvicra  ka luajtur  një rol kritik në komunikimin e SH BA-së me Iranin.

 “Ne nuk komunikojmë me iranianët aq shumë, por zviceranët kanë luajtur një rol kritik për të përcjellë mesazhe dhe për të shmangur llogaritjen e gabuar”.- u shpreh një zyrtar i lartë amerikan.

Ndërsa  një prej zëdhënësve iranianë në Kombet e Bashkuara nuk ka preferuar të flasë për bisedimet mes dy palëve.

“Ne i vlerësojmë (zviceranët) për çdo përpjekje që ata bëjnë për të siguruar një kanal efikas për të shkëmbyer mesazhe kur dhe nëse është e nevojshme”.-ka  thënë ai.

Përplasja mes SHBA dhe Iranit ka disa vite që ka dalë në sipërfaqe pas prishjes së marrëveshjes nga Trump dhe vendosjes së sanksioneve, por në fund të dhjetorit tensionet u shtuan kur u vrá një punonjës amerikan. Vrásësi nuk u gjet dhe u vrá një civil. Në Irak është një lëvizje iraniane që drejtohej nga gjenerali Kasem Sulejmani i vrárë një javë më parë. Ndërkohë në Iran kanë nisur protestat pasi qeveria e Irakut pranoi se ka dorë në rrëzimin e avionit ukrainas, “Boeing 737”,  më 8 janar ku humbën jetën të 176 njerëzit që ishin në bord.

Burimi: wsj 

A.C/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota faksi i koduar iran kasem sulejmani roli i zvicres shba trump faksi i koduar iran kasem sulejmani roli i zvicres shba trump

Sondazh

Poll