Bota

“Jap dorëheqjen”, Ramush Haradinaj tërhiqet nga posti i kryetarit të AAK-së

12 Janar 2020, 11:50 Nga DOSJA
“Jap dorëheqjen”, Ramush Haradinaj tërhiqet nga posti i

KOSOVË– Kryeministri në ikje i Kosovës, Ramush Haradinaj ka dhënë zyrtarisht dorëheqjen edhe si kryetar i Aleancës për Ardhmërinë  e Kosovës.

Në një intervistë për Ekonomia Online, Haradinaj është shprehur se kanë vendosur kritere të reja të organizimit të AAK-së dhe se në zgjedhjet e reja do të aplikohet parimi, një delegat një votë. Në reagimin e tij, kreu i qeverisë në ikje është shprehur se zgjedhjet janë shumë sfiduese, pasi ka 100 kundërkandidatë.

“Jam i dorëhequr. Do të thotë prej kuvendit të fundit të punës që e mbajtëm jam i dorëhequr. Kryej vetëm funksionet në dorëheqje që i kemi deri në zgjedhje. Ne e kemi hapur votën në total, në këtë rast nëse kandidoj Ramush Haradinaj nuk e ka një kundërkandidat, por i ka 100 kundërkandidatë. Secili prej tyre nëse ja qet votën vetes edhe unë vetes i bie që të gjithë kemi votë të barabartë duhet të hymë në raund të dytë në raund të tretë e ku di unë. Kemi bërë lëvizjen më të guximshme të mundur për hapje të garës dhe po ashtu e kemi bërë një lëvizje të guximshme me Prishtinën. Ne i kemi mbajtur dje takimet për këshillat iniciues të 5 degëve të Prishtinës, ndarja zonale dhe jemi në proces e sipër prej 20 shkurtit fillojmë me kuvendet inicuese të degëve të Prishtinës dhe punojmë me strukturën tonë të degës me nivelin qendror por edhe me qytetarë por edhe me autoritete me profesionistë që shprehin interesim”, është shprehur Haradinaj.

Zgjdhjet e 6 tetorit në Kosovë u fituan nga Lëvizja VetëVendosje e drejtuar nga Albin Kurti. Me një rezultat të ngushtë, e dyta parti u radhit LDK-ja e drejtuar nga Vjosa Osmani.

Ndërsa partia e Haradinajt zhgënjeu me rezultatin, edhe pse nuk u lexua kështu nga ish-kreu i AAK-së. Zgjedhjet u zhvilluan pas dorëheqjes së Haradinajt, i cili u thirr për të dëshmuar në Hagë. Në një konferencë për shtyp, Haradinaj tha asokohe se kishte hequr dorë nga posti dhe kishte kërkuar zgjedhje të jashtëzakonshme pasi nuk donte të shkonte me imunitet në Hagë.  

A.C;E.K/Dosja.al 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

rajoni rajoni aak ramush haradinaj aak ramush haradinaj

Sondazh

Poll