Bota

Djali i ish-presidentit zgjidhet kryeministri i ri i Maltës, paraardhësi i tij ndërhyri në hetimet për vrasjen e gazetares

12 Janar 2020, 13:59 Nga DOSJA
Djali i ish-presidentit zgjidhet kryeministri i ri i Maltës,

MALTA– Avokati Robert Abela është zgjedhur në krye të Partisë së Punës në Maltë duke u bërë kështu edhe kryeministër i vendit. Ai do të mbajë postin e kryeministrit deri në vitin 2022.

Zgjedhja e tij në krye të partisë erdhi pas dorëheqjes së Jozef Muskat, i akuzuar për ndërhyrje në hetimin për vrasjen e gazetares investigative Dafne Galicia.

Roberti, i cili është djali i ish-presidentit të Maltës George Abela, u zgjodh nga votat e 17.500 anëtarëve të Partisë së Punës. Rivali i tij ishte Chris Fearne dhe mori 2500 vota më pak.

Abela ka qenë për një kohë të shkurtër aktivist i partisë së Punës, dhe vetëm dy vite më parë u bë anëtar i Parlamentit maltez.

(E.K/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota kryeministri i maltes robert abela kryeministri i maltes robert abela

Sondazh

Poll