Bota

Protestat kundër qeverisë/ Trump në mbështetje të iranianëve dhe paralajmëron Teheranin: Bota po shikon!

12 Janar 2020, 09:57 Nga DOSJA
Protestat kundër qeverisë/ Trump në mbështetje të

SHBA–  Presidenti amerikan Donald Trump përmes një postimi në rrjetet sociale ka dhënë një mesazh për  iranianët, të cilët janë ngritur në protestat antiqeveritare pasi qeveria e tyre pranoi se  ka rrëzuar avionin ukranias me 176 njerëz në bord, ku asnjëri prej  tyre nuk arriti të mbijetonte.

“Për njerëzit e guximshëm dhe të duruar të Iranit: Unë kam qëndruar me ju që nga fillimi i Presidencës sime, dhe Administrata ime do të vazhdojë të qëndrojë me ju. Ne po ndjekim protestat tuaja nga afër dhe jemi frymëzuar nga guximi juaj.”– ka shkruar Trump duke ju treguar se është krah tyre në këtë situatë të vështirë.

Ajo që bie në sy është gjuha perse me të cilën, Trump ka zgjedhur t’u flasë iranianëve.  Nuk është një rastësi kjo, padyshim Trump me këtë mënyrë të  shprehuri  në gjuhën perse tregon që është një lëvizje që ka të bëjë me  përpjekjet e tij për t’u dukur si kundërshtar i regjimit të Republikës Islamike, por nga ana tjetër  si një mbështetje për Iranin.

Përveç mesazhit të parë, Presidenti Trump publikon edhe një mesazh të dytë në persisht: Qeveria e Iranit duhet të lejojë që grupet e të drejtave të njeriut të monitorojnë dhe raportojnë fakte nga terreni në protestat e vazhdueshme nga populli iranian. Nuk mund të ketë një masakër tjetër të protestuesve paqësore, as mbyllje të internetit. Bota po shikon.

 

Përplasja mes SHBA dhe Iranit ka disa vite që ka dalë në sipërfaqe pas prishjes së marrëveshjes nga Trump dhe vendosjes së sanksioneve, por në fund të dhjetorit tensionet u shtuan kur u vrá një punonjës amerikan. Vrásësi nuk u gjet dhe u vrá një civil. Në Irak është një lëvizje iraniane që drejtohej nga gjenerali Kasem Sulejmani i vrárë një javë më parë. Ndërkohë në Iran kanë nisur  protestat pasi qeveria e Irakut pranoi se ka dorë në rrëzimin e avionit ukrainas, “Boeing 737”,  më 8 janar ku humbën jetën të 176 njerëzit që ishin në bord.

Burimi: cnbc 

A.C;E.K/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota irani protestat antiqeveritare ne iran trump irani protestat antiqeveritare ne iran trump

Sondazh

Poll