Bota

Arrestimi i ambasadorit britanik/ Reagon Sekretari i Jashtëm i Britanisë: Irani bëri një shkelje flagrante të ligjit ndër

12 Janar 2020, 09:37 Nga DOSJA
Arrestimi i ambasadorit britanik/ Reagon Sekretari i Jashtëm i

IRAN- Ditën e djeshme ambasdori britanik në Iran, Robert Macaire u arrestua gjatë kohës që qindra mijëra qytetarë po protestonin për aksidentin  fatal  të 8 janarit ku humbën jetën 176 njeërz.

Ndërkohë  menjëherë pas arrestimit të ambasadorit britanik  sekretari i Jashtëm i Mbretërisë së Bashkuar e quan këtë veprim të Iranit kundër Robert Macaire si një “shkelje flagrante” të ligjit ndërkombëtar.

Dominic Raab ka paralajmëruar Iranin se rrezikon të bëhet një “shtresë e ulët” ndërkombëtare pasi ambasadori britanik u arrestua gjatë protestave antiqeveritare në Teheran.

Më tej Sekretari i Jashtëm shtoi se ndalimi i Robert Macaire, pa asnjë arsye apo shpjegim, ishte një “shkelje flagrante” e ligjit ndërkombëtar. Ai tha se Teherani ishte në një udhëkryq, me perspektivën e vazhdimit të izolimit politik dhe ekonomik nëse nuk angazhohet diplomatikisht me perëndimin.

Macaire u tha se ishte “i sigurt dhe mirë” në ambasadën britanike pasi ai u la i lirë pas më shumë se një ore në paraburgim. Arrestimi i tij erdhi ndërsa një valë demonstrimesh anti-qeveritare shpërtheu në të gjithë vendin pasi Irani pranoi se kishte rrëzuar aksidentalisht një aeroplanin ukrainas me 176 njerëzit në bord.

Burimi: Theguardian 

A.C/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota arrestohet ambasadori i britanise britani e madhe dominic raab iran robert macaire sekretari i jashtëm i britanisë arrestohet ambasadori i britanise britani e madhe dominic raab iran robert macaire sekretari i jashtëm i britanisë

Sondazh

Poll