Bota

Mega-zjarri i së premtes lë pas mbi 200 vatra të reja zjarri në Australi

12 Janar 2020, 09:13 Nga DOSJA
Mega-zjarri i së premtes lë pas mbi 200 vatra të reja zjarri

Australi– Australia nuk po gjen qetësi, që prej  shtatorit të 2019. Temperaturat kanë arritur kulmin dhe rrezikshmëria sa vjen e shtohet  për banorët e Australisë.

Paralajmërimi i autoriteve për mbrëmjen e së premtes ishte shumë i vërtetë, ku dy zjarret e  mëdha u bashkuan duke krijuar një “mega-zjarr”. Mega-zjarri përfshiu 2 shtetet më të goditura dhe më të populluara të vendit, New South Wales dhe Victoria, prandaj edhe mbi 200 zjarre vazhdojnë të  digjen si shkak i mega zjarrit.

Deri më tani, flakët kanë djegur një zonë me madhësinë e Guatemalës, ku janë shkatërruar rreth 2,000 shtëpi dhe u kanë marrë jetën  të paktën 27 njerëzve, në një nga sezonet më të këqija të zjarreve në historinë Australiane.

Erërat e forta vazhdojnë të shtojnë flakët, por nxehtësia rekord që i bëri kushtet më keq muajin e kaluar dhe në ditët  e para të vitit të ri është zvogëluar.

Mundësia e reshjeve të pakta të  shiut është në parashikimet  për javën e ardhshme, por  megjithatë  mbetet për t’u parë.

Burimi: Nytimes

A.C/Dosja.al 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota 200 vatra zjarri australi mega zjarri i se premtes zjarret ne australi 200 vatra zjarri australi mega zjarri i se premtes zjarret ne australi

Sondazh

Poll