Aktualitet

"Vlera mbi 30 mln euro!" Sekuestrohen 280 kg kokainë në Gjermani, arrestohen disa persona, me tyre shqiptarë, rumunë dhe kolumbianë

Sipas mediave të huaja, forcat speciale të Departamentit Qendror të Hetimeve Kriminale në Oldenburg kanë arrestuar 6 persona nga mosha 38 deri në 65-vjeç, mes tyre rumunë, shqiptarë dhe kolumbianë.

7 Mars 2025, 08:56 Nga M.B
"Vlera mbi 30 mln euro!" Sekuestrohen 280 kg kokainë në
Pakot e kokainës të sekuestruara

GJERMANIA- Autoritetet gjermane kanë sekuestruar 280 kilogramë kokainë të trafikuar nga një anije mallrash e Amerikës së Jugut pas një bastisjeje në portin Brake, në lagjen Uesermarsch. Sipas mediave të huaja, forcat speciale të Departamentit Qendror të Hetimeve Kriminale në Oldenburg kanë arrestuar 6 persona nga mosha 38 deri në 65-vjeç, mes tyre rumunë, shqiptarë dhe kolumbianë.

Tre zhytës u arrestuan gjithashtu, të dyshuar se tentuan të rikthenin kokainën pranë portit të Brake, në Gjermaninë veriperëndimore, që është pjesë e rrjetit të transportit trans-evropian të BE-së. Gjithashtu, disa persona u arrestuan mëngjesin e së hënës, pas disa kontrolleve në shtëpi, të dyshuar për import të paligjshëm të drogës në Gjermani. Mësohet gjithashtu se vlera e kokainës së sekuestruar kap vlerën mbi 30 milionë euro.

gjermania

Sondazh

Poll