Aktualitet

EMRI/ Tritoli pranë biznesit në Fushë-Krujë, zbulohet identiteti i autorit të dyshuar, sekuestrohet makina me të cilën lëvizi

Polica bën me dije se i dyshuari është 26-vjeçari me Kristi Caka, i cili u shpall në kërkim për veprat penale “Shkatërrimi i pronës me eksploziv” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

7 Mars 2025, 09:08 Nga M.B
EMRI/ Tritoli pranë biznesit në Fushë-Krujë, zbulohet
Foto nga vendi i ngjarjes

KRUJA- Autori i dyshuar i vënies së tritolin në biznesin në Fushë Krujë, ngjarje e ndodhur dy ditë më parë, është identifikuar dhe shpallur në kërkim. Polica bën me dije se i dyshuari është 26-vjeçari me Kristi Caka, i cili u shpall në kërkim për veprat penale “Shkatërrimi i pronës me eksploziv” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”. Gjithashtu mësohet se policia ka gjetur dhe sekuestruar automjetin me të cilin ai lëvizi gjatë kryerjes së krimit. 

Njoftimi:

Krujë

Zbardhet autorësia e vënies së një sasie lënde plasëse, në murin rrethues të një biznesi në Fushë Krujë, 2 ditë më parë. Shpallet në kërkim autori i dyshuar. Gjendet dhe sekuestrohet automjeti me të cilin ky shtetas lëvizi gjatë kryerjes së krimit.

Si rezultat i hetimeve të thelluara, të kryera nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Krujë, menjëherë pas njoftimit të shtetasit D. M., se gjatë natës së datës 05.03.2025, në murin rrethues të dyqanit të tij, në Fushë Krujë, kishte shpërthyer lëndë plasëse, që kishte shkaktuar dëme të vogla materiale, u mundësua identifikimi i autorit të dyshuar të rastit, shtetasit K. C., 26 vjeç, banues në Krujë.

Në vijim të veprimeve procedurale, 26-vjeçari u shpall në kërkim, për veprat penale “Shkatërrimi i pronës me eksploziv” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”. Punohet intensivisht për lokalizimin dhe ndalimin e tij. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

fushe-kruje

Sondazh

Poll