Politike

“Presim të na nxjerrin paratë e turqve nga mjerimi”, Basha komenton dhuratën e Erdogan pas tërmetit (VD)

11 Janar 2020, 18:45 Nga DOSJA
“Presim të na nxjerrin paratë e turqve nga mjerimi”, Basha

TIRANË– Kryedemokrati Lulzim Basha është shprehur se Shqipëria ka arritur në fazën që duhet të presë paratë e tuqve për të dalë nga mjerimi që e zuri pas tërmetit. Në një bashkëbisedim me gazetarët, Basha komentoi dhurimin e Presidentit Tayip Erdogan, i cili u tregua i gatshëm të ndërtonte 500 banesa. Kreu i PD-së shtoi se për shkak të keqmenaxhimit të fodmeve dhe të ekonomisë së vendit, njerëzit po ngrijnë jashtë.

Nuk kemi një bilanc të tërmeti, çdo gjë ishte shfaqe, çdo gjë u bë për të mbuluar dështime. Ka vetëm a propagandë, fotografi dhe asgjë për njerëzit në nevojë”, tha Basha. “Mbi 90% e atyre që nuk ka mundësi të rikthehen në banesa janë më keq se para një jave. Mediat janë pranë tyre, kanë treguar kushtet e këqija. Duhet të presim ne paratë e Turqisë që të nxjerrim njerëzit nga mjerimi. Kjo bëhet sepse nuk duan që të preken paratë e oligarkëve. Njerëzit po ngrijnë jashtë. Shteti është inekzistent, është lakuriq, i shemburi i madh i 26 nëntorit është shteti i Edi Ramës,”- u shpreh Basha.

Deklaratat e Lulzim Bashës, u bënë sot në një bashkëbisedim nga selia blu me gazetarët, ku kryedemokrati i njohu ata me qendrimin e PD-së për Reformën Zgjedhore, si një nga kushtet kryesore të Bundestagut Gjerman për hapjen e negociatave. Basha tha se le ta zgjedhin shqiptarët sistemin e duhur, dhe se pret për një përgjigjie për propozimet e PD për këtë reformë. Ai përjashtoi një tryezë diskutimi me kryeministrin për këtë çështje, por për herë të parë, ai nuk e artikuloi kushtin se  ‘zgjedhje pa Ramën kryeministër nuk ka dhe nuk do të ketë.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike lulzim basha rexhep tayipp erdogan tragjedia e 26 nentorit 2019 lulzim basha rexhep tayipp erdogan tragjedia e 26 nentorit 2019

Sondazh

Poll

Politike 11 Janar 2020, 15:31

TIRANË– Ish-deputeti i PD-së, Tritan Shehu ka reaguar pasi gruaja e diktatorit Enver Hoxha, Nexhmija ka publikuar librin e saj ku flet për përjetime nga je...