Politike

Tom Doshi dhe Reme Lala/ S’e dhuruan pagën për të prekurit nga tërmeti, njihuni me deputet ‘zemërngushtë’, Opozita e

11 Janar 2020, 20:56 Nga DOSJA
Tom Doshi dhe Reme Lala/ S’e dhuruan pagën për të prekurit

TIRANË– Parlamenti i Shqipërisë ndërmori një nismë për të dhuruar pagat në shenjë solidariteti për procesin e “ringritjes” së zonave të dëmtuara. Por siç duket, kësaj nisme nuk i janë bashkuar të gjithë deputetët. “Panorama.com.al” ka publikuar sot listën me deputetët më ‘zemërngushtë’, të cilët kanë refuzuar të dhurojnë pagën e tyre në ndihmë të të prekurve nga tërmeti.

Grupi Parlamentar i Partisë Socialiste i ka dhuruar të gjitha pagat, përveç Robert Bitrit, që është një ish-deputet i LSI-së. ai u largua nga kjo parti për t’u bashkuar me PS-në. Në listën e deputetëve që refuzuan të japin pagën, figuron emri i Mysym Murrizit, nënkryetari i Parlamentit, Rudina Hajdarit, kryetares së Grupit të Demokratëve, po ashtu dhe emrat e gjithë deputetëve të opozitës së re.

Po ashtu Tom Doshi s’e ka dhuruar pagën e tij. Ai ka hyrë në Parlament me logon e ish-partisë së Skënder Gjinushit (PDS). Pagën nuk e ka dhuruar as deputetja e PDIU-së, Reme Lala. Po ashtu dhe  Gjetan Gjetani i përjashtuar nga Grupi i PS-së, si dhe Lefter Koka i LSI-së.

Ndërkaq, në një reagim për “Panorama”, deputetja e PDIU-së, Elena Xhina ka bërë të ditur se ka nuk ka dhuruar të gjithë pagën e saj si ligjvënëse, por ka mundur të japë për të prekurit nga tërmeti një shumë prej 50 mijë lekësh të rinj.

*Deputetet që kanë shifrën “0” në liste pagese janë ata që kanë dhuruar pagat. Ndërsa pjesa tjetër jo.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike deputetet koprace reme lala rudina hajdari tom doshi deputetet koprace reme lala rudina hajdari tom doshi

Sondazh

Poll