Aktualitet

Dhuna ndaj mjekëve/ Bluzat e bardha në Shkodër në protestë: Të ashpërsohet ligji

12 Mars 2019, 08:35 Nga DOSJA
Dhuna ndaj mjekëve/ Bluzat e bardha në Shkodër në

Tiranë- Mjekët e spitalit të Shkodrës ditën e sotme janë ngritur në një protestë për dhunën ndaj bluzave të bardha dhe kanë lënë për 1 orë punën. Në fjalën e tyre mjekët kanë theksuar se po protestojnë ndaj dhunës që është ushtruar së fundmi ndaj një mjeku në Lezhë. Ata kanë në deklaruar se duhet të ashpërsohet ligji ndaj dhunuesve të mjekëve.

Mjeku i njohur Gëzim Galiqi, njëkohësisht edhe këshilltar bashkiak i Shkodrës nga rradhët e PS-së ka thënë se: “Mjekët janë fëmijët më të kuruar të këtij populli, sepse janë studentët më të mirë. Ata nuk mund të jenë kriminelë, asnjë nga ata.”.

Një ditë më parë për dhunën ndaj mjekëve ministrja e Shëndetësisë Ogerta Mnastirliu deklaroi se ata që dhunojnë mjekët meritojnë burg.

“Mbështes plotësisht protestën e uniformave të bardha kundër dhunës. E konsideroj të turpshme lehtësinë me të cilën Gjykata e Shkallës së Parë, vendosi të rrëzojë masën e kërkuar nga Prokuroria për rastin e mjekut që u dhunua në spitalin Infektiv. Do të jem bashkë me mjekët në protestë në dyert e gjykatës, kur çështja të gjykohet në Gjykatën e Apelit. Vetëm një dënim meritojnë ata që dhunojnë mjekët: Burgun!”, u shpreh ministrja. (lexo këtu)

Për këtë çështje ka reaguar edhe zv/ministrja e, Mira Rakacolli e cila është shprehur: “Propozimi ynë, të ashpërsohen dënimet për agresorët e mjekëve. Ftojmë qytetarët të zbatojnë regjimin e ri në spitale dhe të denoncojnë çdo rast abuziv”. 

Po kështu një tjetër protetë u zhvillua dje për këtë çështje nga mjekët e QSUT-së pasi kërkojnë që të dënohen ata që dhunojnë bluzat e bardha. (lexo këtu)

J.V/Dosja.al

 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet dhuna ndaj mjekëve mjekët e shkodrës protestë ogerta manastirliu dhuna ndaj mjekëve mjekët e shkodrës protestë ogerta manastirliu

Sondazh

Poll