Sport

Lazio thyen Napolin e Gattusos, ndeshjen e vendos Immobile

11 Janar 2020, 19:04 Nga DOSJA
Lazio thyen Napolin e Gattusos, ndeshjen e vendos Immobile

Lazio ka me fat që ka një sulmues si Ciro Immobile. Sonte sulmuesi italian vendosi takimin e lacialëve me Napolin, sfidë e mbyllur me fitoren 1-0 të ekipit kryeqytetas.

Djemtë e trajnerit Inzaghi bënë një ndeshje fantastike ndaj një skuadre që po vuan për të dalë nga një krizë e rrallë për vitet e fundit.

Immobile nuk diskutohet se aktualisht është një prej sulmuesve më në formë në Europë. Ai shënoi në minutën e 82-të të sfidës, gol që i dha tri pikët ekipit të tij.

Strakosha me shokë vazhdojnë kështu ecurinë e tyre fantastike në kampionat dhe e shohin veten në vendin e tretë.

M.P. / Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

sport sport lazio napoli seriea lazio napoli seriea

Sondazh

Poll