Politike

"Kemi një lider që na prin në këto zgjedhje", Çupi: Programi qeverisës i PD është i realizueshëm! Me Ramën u shkatërrua vendi dhe rinia u largua

Çupi u shpreh se Shqipëria është sot në ditët e saj më të këqija dhe se kryeministri Edi Rama është në gjendje të përdorë këdo para propagandës për të mbajtur pushtetin.

4 Mars 2025, 22:06 Nga r.ll
"Kemi një lider që na prin në këto zgjedhje",
dhurata çupi

TIRANË- Deputetja e Partisë Demokratike, Dhurata Çupi e cilësoi votëbesimin e anëtarëve të PD në procesin e Primareve që u zhvillua më 1 mars, si një shpërblim për jetën e saj parlamentare dhe të qenët pjesë e kësaj force politike për 34 vite. E ftuar në A Show në Syri Tv, Çupi tha se primaret ishin një proces përbashkues, ndërsa risia në këtë proces sipas saj ishin të rinjtë.

"Është një shpërblim për jetën time parlamentare dhe në PD prej 34 vitesh. Ndihem e vlerësuar që shpërblyen punën e një opozitareje në 34 vite pranë PD. Primarët, proces transparent dhe i jashtëzakonshëm. Shumëfishoi pjesëmarrjen. Kishte oferta të jashtëzakonshme, me eksperiencë. Demokratët janë treguar edhe politikanë dhe mendjehapur. Kanë kombinuar një deputete me eksperiencë me një kandidatët të ri. Kanë ditur t’i japin vlerë votës së tyre dhe aty tregohet dëshira për të voptuar PD nesër. Ka qenë porces përbashkues, s’ka pasur ndasi. Kishte të rinj dhe që më kanë surprizuar, kanë marrë votat e demokratëve. Primaret ende s’janë të konsoliduara në Shqipëri. Hapi i parë ishte pozitiv, sot ishte proces dermokratik, përbashkues dhe elitar. Vota e demokratëve vlerësoi figura. Demookratët janë treguar politikanë në këto primare, kanë riaktivizuar strukturat e PD", tha ajo. 

Çupi u shpreh se Shqipëria është sot në ditët e saj më të këqija dhe se kryeministri Edi Rama është në gjendje të përdorë këdo para propagandës për të mbajtur pushtetin. Sipas saj, jo vetëm që e ka varfëruar e poshtëruar vendin në mënyrën më të keqe të mundshme, por thekson se për shkak të Ramës dhe politikave të tij, sot nuk ka më rini.

"Është propaganda që bën kryeministri, s’ka miqësi e rregulla në shëndetin. S’ka asnjë limit në marrëdhëniet me njerëzit para propagandës për të mbajtur pushtetin. Ishte model i shëmtuar për të mbajtur kontaktin me qytetarët.  Shqipëria është në ditët më të vështira të saj, për shkak të një kryeministri të tillë dhe politikave të tij. S’kemi sot të rinj, kemi një varfëri ektreme, 800 mijë pensionistë dhe shoqëria sot kjo është. E ka varfëruar, poshtëtruar e denigruar dhe çdo ditë në pushtet i bën keq vendit. S’ka më të mira publiuke, nuk është se ka sjellë të mira publike. Asnjë premtim s’ka mbajtur që kur ka ardhur më 2013.  Ne kemi politikën fiskale më të rënduar në rajon e Evropë. Shqipëria është e bllokuar. Çdo gjë është në dorën e kryeministrit.  Shqiptarët e dinë cfarë i ka bërë Rama vendit, që e ka kthyer në plackë Shqipërinë që e shet kur të dojë. Ka provokime të rëndë, fyerje, sharje që nuk shihen, në sharje personale. Kalojnë ligje që si çon nëpërmend në parlament, ligje të lobuara, koncensione apo favore para zgjedhjeve. Revoltohesh. Ka arroigancë, mohim të fjalës, ka provokime në mënyrë të vazhdueshme, mazhoranca bënte çmos të na pengonte fjalën e të mbyllte seancën kur kërkonim llogari për kryebashkiaku e  arrestuar të Tiranës. Te ne ka pushtet arrogancë, e si dilet vetëm më fjalën", u shpreh deputetja.

Çupi u ndal edhe në programin qeverisës pas publikimit të koalicionit me 26 parti, për të garuar në zgjedhjet parlamentare të 11 majit, për të cilin tha se çelësi i suksesit për një qeverisje të ndritur është komunikimi me qytetarët dhe zgjidhja e problemeve të tyre.

“Është e realizueshme, mjafton të luftosh korrupsionin, mjafton një qeverisje e kryeministër të pakorruptuar. Që se kanë kthyer vendin në plackë. Vetëm ky që është sot e ka bërë. Do kemi qasjen, komunikim pozitiv dhe programin. Në 100 ditët e para dhe 4 vite e qeverisjes. Ne do mundohemi për votën e demokratëve, shtresës së mesme, votën e diasporës, të komunikojmë me to atë cfarë ai ka hallin e tij. Në fshat ka mungesë të shërbimeve bazë, qytetet kanë korriupsionin, burokracinë në administratë dhe ne do të duhet të komunikojmë thjeshtë. Ne do të duhet të jemi pjesë e hallit të tyre. 2005-2009 ka qenë qeverisja më e mirë në historisnë shqiptare. U liberalizuan vizat dhe u rritën pagat. Ishte punë e madhe e qeverisë së aso kohe. Sot ne kemi varfëri ektreme, korrupsion dhe kapje shteti. Duke u cliruar nga këto hapet vendi, vjen diaspora. Presin me padurim të kthehen në Shqipëri, te prona e tyre dhe familja e tyre. 11 maji, jemi koalicion me 26 parti. Kemi liderin që na prin fushatën, alternativë qeverisje. Ekip kandidatësh për deputetë premtues dhe një program ku kemi predispozitat për të fituar për gjithë shqiptarët. Programi është i realizueshëm tërësisht. Jemi munduar të jemi konkret dhe objektiv. Duhet t´u shpjegojmë se cdo bëjë plani i PD, Ta bëjmë Shqipërinë madhështore", u shpreh Çupi.

dhurata çupi

Sondazh

Poll